• |
ide | kryesore

Nations League/ Kampionët pa Ronaldon, Anglia për tu hakmarë për Europianin: sytë mbërthyer tek Belgjika

-Instant, F1, Sport



Kombëtaret më të rëndësishme të kontinentit po prezantohen pas një pause gati një vjecare, duke treguar luhatje, por edhe forcën e kualitetit. E nëse kemi parë Gjermaninë, Spanjën e Italinë të vuajë, është radha për të shijuar kampionët në fuqi të trofeut të parë të Nations League Portugalinë. Luzitanët do të jenë pa lojtarin e tyre më përfaqësues Cristiano Ronaldo, që nuk është stërvitur sërisht për shkak të infeksionit në gishtin e këmbës së djathtë, kur përballë të kenë nënkampionët e botës të Kroacisë.

Për Anglinë është koha për tu hakmarrë për 1-2 e 27 qershorit 2016, kur përballë të ketë Islandën. Skuadra e Southgate do të kërkojë menjëherë të vendosë diktatin e të tregojë se në Europian ishte thjesht një rastësi. Në fushë edhe kampionët e botës të Francës që do të debutojnë në transfertën nordike kundër Suedisë.

E megjithatë vëmendja është e përqendruar tek Belgjika, një prej skuadrave me kualitet, që kërkon të futet në elitën e të mëdhave, por që duhet ta bëjë duke matur forcën përballë Danimarkës. Të fortë në një sezon spektakolar të Romelo Lukakut, belgët shpresojnë të rikuperojnë magjinë e Hazard.

NDESHJET E MBRËMJES
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
18:00 Iceland ? – ? England
20:45 Denmark ? – ? Belgium
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
20:45 Portugal ? – ? Croatia
20:45 Sëeden ? – ? France
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
18:00 Azerbaijan ? – ? Luxembourg
18:00 Cyprus ? – ? Montenegro
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
15:00 North Macedonia ? – ? Armenia
18:00 Estonia ? – ? Georgia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
15:00 Gibraltar ? – ? San Marino



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *