• |
ide | kryesore

Turqia nis presionin ndaj Kosovës: Tërhiqu nga hapja e ambasadës në Jerusalem

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me lajmet se Kosova do të hapë ambasadë në Kuds (Jerusalem) njoftoi se një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe se mund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Nga postimet në median sociale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, kuptohet se krahas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, Kosova ka premtuar edhe hapjen e ambasadës në Kuds. Krijon zhgënjim, madje edhe mendimi i një hapi të tillë nga zyrtarët kosovarë i cili do të përbëjë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se Turqia ndodhet në mesin e vendeve të para që ka njohur Kosovën dhe që prej kohësh ka treguar përpjekje për njohjen e këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

“Nuk e shohim të drejtë ndërtimin e këtij procesi mbi ligjin ndërkombëtar dhe vaçanërisht ndërtimin mbi dhimbjet e popullit të Palestinës, territoret e të cilit ndodhen nën okupim”, thuhet në deklaratë.

Çështja e Palestinës, ashtu sikurse për shumë herë është theksuar edhe në rezolutat e ndryshme të OKB-së, mund të zgjidhet vetëm se me mishërimin e një shteti të pavarur, sovran dhe të vazhdueshëm gjeografikisht me kryeqytet Kudsin lindor në bazë të kufijve të vitit 1967, theksohet në deklaratë.

“Udhëheqjes së Kosovës i bëjmë thirrje që t’i përmbahen vendimeve në fjalë dhe të distancohen nga hapa të këtij lloji që mund të dëmtojnë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe të cilët mund të jenë pengues në të ardhmen për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pas takimit javën që shkoi në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik dhe se Kosova u dakordua për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërkohë që edhe Serbia do të transferojë në Kuds ambasadën e saj në Izrael.

Gjithashtu edhe në një postim në Twitter, Trump ka thënë se “Një ditë tjetër e rëndësishme për paqen në Lindjen e Mesme: Kosova me popullsi me shumicë muslimane u dakordua me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shumë mirë. Së shpejti më shumë vende islame dhe arabe do ta ndjekin këtë nga afër”. /AA



32 Comments

  1. Dmth Kosova duhet te shkoje kunder interesit te vet ne kete rast edhe pse vete Palestina nuk e njeh si shtet?

    Ska kush ja kendon me Osman Agen ketij

    1. Nuk do te thote qe meqe nuk po te njeh Palestina qe eshte ne gjendje kome tashme te shkosh e te hapesh ambasade ne Jeruzalem e ti fusesh thiken, te kontribuosh ne zhdukjen e tyre. E dyta per mos njohjen e Palestines kane ardhur 10 here njohje nga lobimi i Turqise nga vende te tjera per Kosoven, nqs Palestina eshte e rendesishme per Turqine e per myslymane ane e mbane botes dhe jo myslymane te majte neper Evrope, eshte pikerisht kjo qe demton Kosoven dhe nuk eshte ne interesin e saj. E fundit qofte dhe per parim nje vend qe ka vuajtur pushtimin ne kurriz qe di ceshte genocidi dhe apartedi te shkoj e te firmos te vendos ambasade ne Jeruzalemin e Jugut eshte dicka e peshtire. Nuk ka asnje interes Kosova ne kete levizje, interesi i vetem eshte karrlleku i te korruptuarve ne Amelike qe marin licensa te ndertojne ne West Bank dhe Jeruzalem lagje ne tokat e te tjereve, qe pas Nentorit ka gjasa te perfundojne per keq nqs fiton Bideni. Shkurt Kosova po shet interesin e saj dhe po demton aleancat e saja me Turqine dhe vende te tjera per ti bere qefin nje idioti qe ka vetem 2 muaj afat ne shtepine e Bardhe per te nenshkruar nje marveshje qe Serbia do ta perdore ne te miren e saj e ne dem te Kosoves qofte dhe po ti permbahen marveshjes fjale per fjale.

      1. Thjesht me thuaj cfare e ka munduar Palestinen ne njohjen e Kosoves? Kur sic the dhe vete fare mire, e njohin te dy se c eshte genocidi dhe aparteidi.

        Serbia ?! Keto relata te ngushta diplomatike jane te gjata dhe rrjedhin qe ne kohen e Titos.

        1. Mardheniet me Serbine e kane shtyre. Sepse Serbia bashke me Irlanden ne mos gabofsha eshte nga te vetmet vende qe shkollon te rinj Palestinez, pa te cilen jane te izoluar komplet.
          Cdo te thote kjo pastaj? Ti mendon se kjo mardhenie e shtyu Kosoven per te bere ambasade ne Jeruzalem dhe jo presjoni i karlleqeve te Trumpit?
          Palestina nuk ekziston si vend normal, nuk ka as luksin e as mundesine per te prere te vetmet lidhje me boten qofshin dhe nepermjet Serbise, kurse Kosova ka. Meqe nuk te njeh Palestina mos e njih as ti, por jo te shkosh e ti fusesh thiken. Jane dy gjera krejt te ndryshme.

          1. E kane shtyre??? Hahaaha seriozisht?
            Dhe po, gabon, student palestinez ka kudo ne bote. Palestina nuk ka luksin, por do kishte dinjitetin ti thonte jo marredhenieve me nje shtet si serbia qe ka kryer gjenocide. Rrenon komplet kredibilitetin e saj sepse thyen rregullin e arte.
            Me keq do kishte bere me kosoven po ti kishte mundesite (per thiken).

            Gjithsesi komplimente per shqipen!
            Mos komento me.

      2. ambadori palestinez ne serbi ne 2014 e ka quajtur kosoven pjes te serbis dhe se serbia se ka pushtu kurr realisht kosoven.ska lidhje feja fare ktu.esht ekonomi dhe politik.pranaj levizja e kosoves me njohjen e izraelit esht thjesht pasqyrim i ktij standardi

        1. Nuk ka lidhje njohja e Izraelit, por ambasada ne Jeruzalem, qe lidhet me levizjet e fundit te Amerikes me Emiratet dhe Izraelit. Njohja e Izraelit eshte tjeter gje, qe duhej bere qe ne vitet e para nga Kosova dhe ambasada ne Jeruzalem tjeter. Nuk eshte pasqyrim i asnje standarti as biletaral as i interesave por thjesht nje idiotesi per ti dhene shprese nje levizjeje te diskretituar nga mbare bota e Amerikes.

          1. Patjeter qe ka lidhje njohja bilaterale e dy shteteve.mduket se e paske personale kte tem se vetem argumenta llogjike spo thu

        2. Te drejte ka pas ambasadori, serbia nuk u mundua ta pushtonte kosoven, por ta shfaroste.
          Ka ndryshim te madh asimilimi i palestines me ate qe eshte bere ne kosove.

        3. Patjeter qe ka lidhje? Atehere pse e njohi Izraelin kur Izraeli nuk e njeh Kosoven? Nqs ke nje standart te “llogjikes” (pasi te dukem pa llogjike) per njohjen e Palestines pse perdor tjeter per Izraelin? Eshte ashiqare qe njohja me ambasaden ne Jeruzalem eshte nen presjon te Amerikes dhe nuk e kuptoj cfare kerkon te debatosh pasi eshte dicka qe shihet haptazi ska asnje dyshim. Dhe dicka tjeter as Spanja se njeh Kosoven, do bejne ndonje marveshje te njohin Barcelonen dhe pse jo dhe Madridin si kryeqytet te Catalunias?
          PS. Skam asgje personale me ty natyrisht, por per temen eshte e qarte qe jam dhe kam qene gjithnje kunder genocidit dhe apartedit Izraelit.

          1. U njoh pra dhe kosova nga israeli me date 4 shtator!Dhe informohu se nuk ka pas ndonjeher gjenocid palestinez se po del me katolik se papa ktu.
            Patjeter qe influenca e shba ishte e madhe per njohjen, edhe e papritur ne ate marreveshje…por, arsyeja pse e perkeah kosoven ne kete marreveshje esht per shkak se me ne fund beri realpolitik.

          2. Vari karin kur nuk ben dhe te munduren me te vogel dhe mohon rrealitetin cfare do qofte ska me kuptim. Cfare pret tani te te dergoj link me foto te palestinezeve te zhdukur neper Siri Egjipt e Jordani te kampeve te rrefugjateve apo ate geton qe kane ndertuar ne Gaza te te mbush mendjen a ka genocid apo jo. Do na thuash qe nuk jane palestinez por arab te ardhur karlleqe te kishes engjullore te atyre karave qe argumentojne token si 6000 vjecare qe mohojne shkence histori e llogjike bashke. Futesh me nick USA ketu si ndonje i tromaksur nga ata 200 kilshat e MAGAs debaton per nje ore qe ska te beje influenca Amerikane por njohja rreciproke dhe kur te them qe dhe Izraeli se ka njohur Kosoven gjithashtu si shume vende te tjere dhe si Palestina thua e njojti ne 4 Shtator diten e marveshjes. Ku ishte i derguari i Izraelit meqe ishte rreciproke? Shko lexo Times of Israel te maresh vesh. Si gjest falenderimi per Trumpin do te njohin Kosoven dhe jo per njohjen pasi nuk kane nevojen e Kosoves por per faktin qe do hapin ambasade ne Jeruzalem per te legjitimuar uzurpimin e Jeruzalemit lindor. U desh dy ore te kalosh nga skishte te bente Amelika, ne ka te beje per dicka qe eshte asheqare. Tani do te na nxjeresh debat per genocidin e Izraelit me popullaten Palestineze. …… per dicka qe po ashtu eshte asheqare. Fuck off.

            Dhe dicka tjeter, kur debaton mire qe nuk kupton sa injorant je, por ke dhe mendjemadhesine ti konsiderosh te tjeret si pa llogjike te pa informuar. Perzjerje tejet e rrezikshme mendore.
            Ka thene Russell dicka te bukur…”Problemi me boten eshte se injorantet jane te sigurt per cdo gje dhe ata qe dine mbushur me dyshime”.

          3. Eshte per te ardhur keq per nivelin kaq te ulet te komentuesve ketu (jam i bindur qe eshte mbi mesataren e vendit).
            Po si mor njerez, si ju shkon ndermend qe mund te hapet Ambasade ne nje vend qe nuk te njeh si Shtet???
            A e keni ndonjecik konceptin se cfare do te thote Ambasade?

            Pastaj te barazosh pozicionin e Kosoves me ate te Palestines ksaj nuk kam ca emri ti ve…

          4. A e din c do te thote gjenocid o kar, sesht ber kurr gjenocid ne ate vend, vetem spostime popullsie dhe asimilim. Gjenocidi eshte varr masiv
            E dyta informohu prape o kar per njohjen reciproke se jetoke ne epoken e gurit.
            Problemi i Russell qendron por me vjen te qesh se eshte paradoksale e then nga ty.
            Problemi esht akoma me i madh me ty, edhe kur te thua te verteten perballe ti prap je me fantazirat e tua.ose mbase je kopil arabi ose nga kto mjekrat qe ecin me sandale rrugve tirones

      3. Kosova e njeh shtetin e Israelit pse sduhet te hapi ambasade ne kete shtet? Turqia nderhyn per kete ceshtje se i sheh palestinezet si myslimane e jo per gje tjeter, se te jete per gjenocid Turqia nuk prononcohet per Ruanden, Uganen, Sudanin etj etj se per ato shtete si rruhet. Ahh po te qendrojme tek parimi i gjenocidit, Kosova sduhet te hapi ambasade ne Ankara se Turqia eshte e provuar qe ka bere gjenocid

  2. Hoti e shok ti kishin bere mire hesapet. Dardha e ka bishtin mbrapa. Tani te dali Rama ta komentoje deklaraten e Turqise meqenese ka qef gjithmone pas pilafit te thote ndonje batute.

  3. Kete pune e zgjidh tradhtari shume thjeshte. I fut nje te shitur interesave se nuk ka te ngopur makina e parase.

  4. Kosova,vazhdo rrugën tënde, dihet kush janë aktorët determinues në botë,mos u merr me çallmaxhinjtë.

  5. Nese Turqia e sotme do ishte mik i mire nuk do ta vendoste kurre Kosoven ne poziten e zgjedhjes mes shtetit qe e krijoi (SHBA) dhe Turqise, qe ne fakt eshte berthama e shtetit qe e mbajti te pushtuar 500 vjet( kete ia kemi falur se jemi popull bujar). Por Turqia nuk eshte mik i mire por sundues i keq.
    Jam dakord me patatapa qe Kosova e njeh mire gjenocidin, dhe pikerisht pse e njeh mire di te dalloje mes nje mosmarreveshje territoriale dhe thirrjeve “vdekje cifuteve” qe vijne nga 90% e vendeve qe e rrethojne Izraelin. Perndryshe, Kosova mund te akuzonte edhe Turqine per gjenocid ndaj kurdeve, por gjenocidi eshte krim i nje kategorie komplet tjeter qe vetem ata qe kerkojne vdekjen e cifuteve,dhe jo thjesht te Izraelit, i afrohen te pakten si mendesi. Gjenocidi nuk ka te beje as me ceshtje territoresh e as tejkalim vetembrojtjeje sic jane shkeljet e supozuara te Izraelit, ose shtetit e kombit me te kercenuar ne bote. Kosova ndjek ne radhe te pare politiken amerikane dhe njeh ato qe e njohin. Meqe ra fjala, politika e Trump nuk duket te kete qene e keqe per muslimanet. Lindja e mesme eshte cradikalizuar jo pak keto vitet e fundit. Nuk para degjojme per bomba e terror. Muslimanet normale duhet te jene me te qete keto kohe. Problemi eshte qe jane forcuar liderat autoritare, por me kete gje fatkeqesisht jane tashme te mesuar ne ate bote. E keqja me e vogel. Mendoj se Trump ne fund do rezultoje nje president i mire per muslimanet, dhe jo vetem pse shkaterroi ISIS, shfaresosin me te madh te muslimaneve.

    1. Neri faleminderit per perkthimin qe i ben Ben Shapiros me postimet e tua.
      Nuk ka asnje fjale te vertete ne gjithe ate qe thua, dhe duke qene se nxjer nga goja vetem idiotesira te tilla eshte vertete veshtire te pergjigjesh shkurt. Nuk ka 90% qe therrasin vdekje cifuteve, hebrenjte ne tere historine e Islamit dhe te civilizimeve Islame kane bashkjetuar me myslymane ne cdo kohe. Ka vdekje Zionizmit, ka dhe vdekje Izraelit konstruktit shteteror por kurresesi hebrenjeve. Ne asnje moment qofte dhe me katrani mes myslymaneve ka patur ndermend te beje ate qe Evropa i beri hebrenjeve gjate luftes se dyte. Anti semitizmi eshte pjese e historise dhe menyres se menduarit te Evropes dhe i rrealitetit rracist qe perqafon dhe ti. E dyta. Problemi me Kurdet nuk eshte genocidi por ndarja e pa drejte qe ju be tokave te pushtuara nga Perendimoret qe lane kurdet pa shtet duke bere ndarje hartash ne kafe e siper. Ashtu sic eshte dhe problemi i diktatoreve arab qe Amerike ve neper keto vende qe shtypin jo vetem te drejtat e kurdeve dhe pakicave te tjera por dhe te popullates vete. Problemi kurd nuk ekziston aty ku nuk ekziston ideologjia marksiste e PKK qe si i djathte qe je ste ben me pershtypje kur Amerika lidh aleance me grupe te tilla. Lufta e Turqise me Maoistet Kurd te Turqise eshte lufte kunder nje grupi idologjikisht ekstremist te majte i njohur si i tille nderkombtarisht jo me Kurdet te cilet jane prezent ne cdo ecuri dhe institucjon shoqeror dhe shteteror ne Turqi. Nuk ka genocid kurd ne Turqi, dhe me shkerdhata nga ata flasin argumentojne shtypjen e te drejtave te kurdeve por jo genocid, sepse asnje seshte aq koke kar si ti. Shkruan per Izraelin si vendi me i kercenuar. Vendi qe aktualisht ndermerr genocid dhe ka si politike aparteidin i armatosur me arme berthamore, qe ka zhdukur nga harta nje popull te tere, me nje nga ushtrite me moderne ne bote me perkrahjen e Amerikes kercenohet nga vendet Arabe qe udhehiqen kryesisht nga diktatore te Amerikes qe sdine ku kane koken me tanke te sovjetikeve. Per “pushtimin” Osman cfare te thuash me shume kur ke thene kaq shume pallavra.

      1. Ti je aq bole sa nuk kupton as ate qe e kam shkruar qarte. Rasti i kurdeve nuk eshte genocid, sepse thjesht fakti qe nje shtet me i forte

      2. Ti je aq bole sa nuk kupton ate qe kam shkruar qarte dhe jo me gje te tjera. Rasti i Kurdeve nuk eshte genocid, sepse thjesht fakti qe nje shtet me i forte mbrohet ndaj nje grupimi me te vogel nuk e ben shtet genocidal. Ky eshte dhe rasti i Izraelit. Ti futesh ne budallalleqe me maoiste e gjera kot, sikur HAMAS nuk eshte shtrati me i ngrohte per ekstremizmin e majte, pervec racizmit e ekstremizmave gjithfaresh. Ti flet per gjera qe nuk e di as se cfare do te thone, si genocidi. Nder te paktet kombe qe e kane provuar realisht jane cifutet, dhe kjo ka ndodhur ne Europe, Azi dhe kudo dhe potencialisht mund te ndodhe prap se eshte serish populli me i urryer ne Europe, Azi, Amerike dhe kudo. Nje cekuiliber force dhe cifutet perfundojne prap ne dhomat e gazit. E gjithe sjellja e tyre eshte e orientuar nga nevoja per mbijetese dhe jo per te shfarosur kategori te tera (thelbi i genocidid)dhe kete nuk e thote Shapiro (nje debatues padyshim brilant por i bezdishem ne te folur), por Bernard Henri-levy. Te jesh i fuqishem nuk eshte mekat, ashtu sikurse te jesh i dobet nuk te nderon e as te shfajeson,por fatkeqesisht ne jemi bombarduar me vizionin e majte hipokrit per boten (e kemi peshqesh nga cifutet btw), sipas te cilit ai qe eshte i dobet eshte i mire dhe ka gjithmone dike pervec vetes per te fajesuar. Mentaliteti i viktimes qe pranohet pa reflektim ka prodhuar historikisht monstra dhe tragjedi. Nuk ka asgje thelbesisht te mire tek i dobeti. Te majtet per me teper jane selektive. I ineteresojne viktimat persa kohe vijne nga armiku i tyre. Ama asnje fjale per ISIS dhe terroristet, shfaroresit me te medhenj te muslimaneve. Mish per retorike.

    2. O Ner o Ner, i shkreti ti per mend qe ke.
      Po te informohesh pak me shume, do te mesosh se ka mjaft Cifut qe jetojne ne Iran, qe kane sinagogat e tyre atje dhe e praktikojne lirisht fene e tyre. Madje jane dhe pjese e Ushtrise se Iranit.

      Pastaj a e di ti o nallban qe na ben profesorin se kush perfitonte nga krijimi i ISIS??
      A e di ti sa ca ishte ISIS dhe ku i pati rrenjt??
      Kam pershtypjen qe po ta dish do ndryshosh mendim.

      Pastaj a e di ti historine e Sirise (e kam fjalen per historine e 50 Viteve te fundit)??

      Mos e merni informacionin vetem nga njera pale.

      Ju nuk dini asgje, thjesht digjoni diku dicka dhe menjehere e merni per te mirqene, pa e kontrolluar informacionin meburime alternative.

      A e dije ti qe Jaser Arafatin e kane vrare??

    3. Sa far arabo turqoshake paska pas shqipnia mer daj.

      O patatapa pse nuk iken me jetu n turqi per djal.na le ne ktej na europa shkret te jetojm me parimet tona.

  6. Na i boni lesh gjyzelet turmpi
    edhe ne prisnim qe ky te na hiqte ramen
    thjesht faqet e ndryshme te nje medaljeje

  7. o karat e lapsit nqs turqit per propagande islame i thone Kuds, ju duhet ti referoheni ne shqip komentit tuaj e ti thoni Jeruzalem e jo Kuds

  8. Menyra sesi eshte nenshkruar kontrata ne Shtepine e Bardhe ka te ngjare te mos zbatohet asnjehere. Ashtu si Kosova edhe Serbia jane ne te njetin pozicion persa i perket vendosjes se ambasades ne Jeruzalem dhe kostot me te larta do ti kete Serbia .E rendesishme eshte qe Serbia do ta prishe kotraten me cdo kusht prandaj pret qe Kosova te beje gabimin e pare . Une medoj qe Kosova duhet ta vendose ambasaden ne Jeruzalem dhe mos te pyes fare cfare thote Turqia. Per myslimanet e zellshem sa shteet myslimane e kane njohur Kosoven deri me tani?

  9. Egjithe bota ndjen me te drejte dhimbje per holokaustin qe kane ushtruar kunder hebrejve europianet gjaste mesjetes por suidomos nga nazistet gjate Luftes se dyte Boterore Ata kane te drejye te kene shtetin e tyre. Por Edhe palestinezet jane popull, edhe ata jane autoktone ne Palestine. Por ata mbi 6 milion jane debuar nga trojet e tryre, u jane marre shtepite e tokat dhe eshte ndertuar e ngritrur Izraeli. Mbi palestinezet eshte ushtruar holokaust dhe pastrim etnik, e megjithate Shteti Izraelit eshte tashme nje shtet tashme i forte, por edhe palestinezet meritojne te kene nje atdhe.

  10. Keto “presionet” jane vetem deklarate qe harroeht per 3 dite. Me Turqine,si me cdo shtet tjeter, mund te kemi miqesi, edhe sepse na ka ndihmuar me shume njohje,trajnime ne ushtri si dhe u ka ofruar sherbime mjekesore falas dhjetera miejra njerezve te Kosoves. Por mes miqesise me Ameriken dhe cdo shteti tjeter duhet te jete nje vije e kuqe e pakapercyeshme.Kosova dhe Shqiperia te paren kemi njera tjetren, dhe te dyten Ameriken…A ka bere mire Kosova qe zhvendosi ambasaden?Normale qe po.As nuk mund te imagjinohet ti thoshte .Kete oferte ja kemi bere edhe me heret, ne rast se na njihte. Lobi hebre ka super ndikim ne Amerike, keshtu qe edhe kjo eshte arsye e mjaftueshme qe te kemi mardhenie shume te mira me shttin e tyre. Per te bere miq te rinj,qeverite e shteteve te tjera bejne cte mundin,sakrifica, investime, servilizme etj.Ja shikojeni Vucicin, E njohu Kosoven izraeli dhe ky prape me servilizem uthoshte jemi vellezer.Po ne qe psh me Izraelin skemi nevoje te bejme fare sakrifice per ta pas mik, fale gjysherve tane te 1940-1945, si ta refuzojme nje miqesi te tille>? Pastaj miqte me te medhenje, normal me ndihmen e lobit tone, qe ndihmuan Kosoven ne 1999, jane Allbright, Eliot Engel,Richard Holbrook, Tom Lantos etj..,.Dhe sic e permenden komentues te tjere, Palestina jo vetem qe nuk e njihte Kosoven por edhe provokonte ambasadori i tyre duke thene Kosova eshte pjese e Serbise, E pra me pelqen kjo hakmarrje e dyfishte edhe ndaj Palestines. MEzi po pres te vije koha te njohim Katalonjen,dhe sidomos hakmarrjen ndaj shtetit te prostitutave, Sllovakise

  11. Pse nuk i ben Turqia presion Serbise qe te mos e spostoje ambasaden e saj ne jeruzalem? Perkundrazi, Turqia dergon te gjitha investimet e saj ne Serbi, ndersa ne Kosove hap xhami.

  12. Po pra. Kosova bile mori nje njohje dhe si shkembim u beri ate favor kurse serbet more lajm te keq nga Izraeli dhe prape e zhvendosen ambasaden. Presionin bejani pra serbeve jo shqiptareve. Nuk na frikesoni me keto presione jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *