• |
ide | kryesore

“Ndoshta publik në San Siro për Inter-Milan”: Italia ndryshon mendje për hapjen e stadiumeve

-Instant, Sport



Pas konfirmimit, që mbërriti dje, se stadiumet italiane do të mbeten mbyllur të paktën deri në 30 shtatorin e ardhshëm, Sandra Zampa ndez sërisht shpresat për në tetor: “Nëse numrat janë të mirë, nëse do mbështesim me sukses provën e rihapjes, për Inter-Milan të 17 tetorit mund të ketë publik në San Siro, nëse sillemi mirë” këto janë fjalët e zëvendës sekretares së Shëndetit.

Fjalë të kujdesshme por që tregojnë se mbetet vullneti i qeverisë për të vlerësuar cështjen edhe një herë: “Stadiumet? Shumë herë e kam shpjeguar se, me ardhjen e shumë njerëzve, grumbullimet e pashmangshme, mjetet e transportit, janë cështje me rrezik të madh. E për këtë them se, janë italianët që kanë në dorë fatet e këtij vendi. Nëse me shkollën do tia dalim mirë, mund të riflasim edhe stadiumet. Hapja e tyre? Në 4 tetor është pak herët, duhet të kemi 15 ditë vlerësim” ishin fjalët e Zampa në Radio Punto Nuovo.

SPADAFORA: “VLERËSIMET NË FUND TË SHTATORIT”
Edhe Vincenzo Spadafora, ministri i Sportit, ka folur për mundësinë e rihapjes, edhe të pjesshme të stadiumeve italiane për mikrofonët e Rai Sport, duke konfirmuar se skenari mund të bëhet konkret pas 30 shtatorit. “Më në fund duket se jemi pranë rifillimit e kjo sepse jemi në gjendje të respektojmë rregullat. Edhe unë mezi pres të shoh tifozët në stadiume, sepse me publik është krejt tjetër gjë e rihapja e shkollave përfaqëson një test të rëndësishëm për vendin”.

Ndryshimi mund të vijë pas fundit të shtatorit: “Unë besoj se në fund të shtatorit do të kemi të gjithë elementët për të vlerësuar një rifillim të mundshëm me publik. Ndërkohë, uroj që të lejohet hyrja për 1 mijë spektatorë si ndodh në koncerte e në teatër. Ëshjtë dicka mbi të cilën po punojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *