Shqiptarët vazhdojnë ta përdorin kartën bankare kryesisht për të tërhequr pagën nga bankomatet. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se tërheqjet e parasë cash dominojnë, me mbi 85% e totalit të veprimeve me kartë.
Pagesat automatike me kartë, megjithëse kanë një tendencë në rritje, ende vijojnë të zënë një peshë relativisht të ulët në përdorimin e kartës nga shqiptarët. Vlera totale e blerjeve me karta bankare vitin e kaluar arriti në 26.2 miliardë lekë (rreth 210 milionë euro), me një rritje vjetore prej 21%. Por, megjithëse pagesat në terminalet elektronike POS kanë arritur vlerat më të larta historike, ende ato përbëjnë vetëm 11.4% të totalit të veprimeve me kartë.
Këto të dhëna dëshmojnë se ekonomia shqiptare dominohet dukshëm nga përdorimi i parasëcash. Një studim i katër viteve më parë, kryer nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore, tregoi se rreth 96% e pagesave nga konsumatorët në ekonominë shqiptare bëhet me para në dorë.
Ky fenomen lidhet me faktorë të shumëfishtë, si varfëria, niveli i lartë i informalitetit dhe i evazionit fiskal, por edhe mungesa e strategjive të rëndësishme për të nxitur kanalet alternative të pagesave.
Sistemi bankar ka bërë investime të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës së pagesave, por nuk mund të jetë promotori i vetëm i kthesës në kulturën e pagesave. Numri i terminaleve të pagesave POS në mesin e këtij viti arriti në më shumë se 11 500, me një rritje prej pothuajse 24% apo 2200 njësi në harkun e një viti. Shtimi i terminaleve POS është i domosdoshëm për të zgjeruar kulturën e pagesës me kartë në blerjen e mallrave dhe shërbimeve.
Statistikat tregojnë se në mesin e vitit 2020 shqiptarët kishin në duart e dyre rreth 1.26 milionë larta. Që nga fundi i vitit të kaluar, numri total i kartave është rritur me 51 mijë njësi ose rreth 4.2%. Më shumë se 85% e totalit janë karta debiti, të lidhura me llogaritë e pagave dhe që individët i përdorin kryesisht për të tërhequr paratë nga bankomatet.
Kartat e kreditit, që janë një instrument kryesisht në funksion të pagesave direkte, aktualisht përbëjnë rreth 9% të numrit total të kartave. Në mesin e këtij viti, shqiptarët zotëronin rreth 113 mijë karta krediti, me një rënie të lehtë që nga fundi i vitit 2019.
ju jeni idiota komplet, shqiptaret sperdorin karta po lek ne dore,,, aq sa ju kan mbetur pasi kan paguar taksat e rilindjes dhe gjobat e pafundme,,, jepni lajme kot
Rrini sa me larg kartave debit/credit dhe shtrengojini mire leket e thata, se do beheni pishman. Leke ne dore don te thote pavarsi, anonimitet. Mos degjoni pallavrat e ketyre kur thone jo “evazioni fiskal”, jo “informaliteti”, duan t’ju vjedhin deri ne palce dhe t’ju kontrollojne. Nga perendimi leket e thata po zhduken, vonojani sa me shume ate dite ketyre ne pushtet!
Gjith m…i nga perendim vjen.
Po po rrofte Rusia dhe Kina. Keto jane demokraci me njerez te lumtur, jo ato maskarenjte e perendimit