• |
ide | kryesore

Kavajë/ Infermierja rezultoi pozitive me COVID-19, dalin përgjigjet e testimeve për stafin

Lajme, Të fundit



Pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive në Kavajë, kanë dalë përgjigjet e tamponëve të 17 personave nga personeli, mjekë dhe infermierë. Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit që i janë nënshtruar.

Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal, të tre në gjendje të stabilizuar.

Mbi 70 persona në total rezultojnë të prekur me koronavirus në Kavajë. Pjesa më e madhe e tyre po qëndrojnë në karantinë në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *