• |
ide | kryesore

Hoti: Pika 10 për njohje reciproke nuk qëndron

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, e cila, thotë se do të përfundojë me njohje reciproke. Herën e fundit që u pyet, shefi i ekzekutivit në Kosovë tha se pika 10 që siguronte njohje reciproke nuk ka qenë në draft-marrëveshjen e Uashingtonit. Hoti theksoi se kushdo që thotë se kjo marrëveshje e ka cenuar sovranitetin e Kosovës e ka gabim, pasi normalizimi ekonomik e ka fuqizuar vendin në arenën ndërkombëtare.

“Pika 10 që referohet në media, nuk qëndron. Kjo është marrëveshje për normalizim ekonomik. Nuk qëndron ajo pikë. Nuk mund të hyjë në detaje të dialogut që kemi pasur në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së enjte, një ditë para nënshkrimit, por ato nuk qëndrojnë. Nuk besoj që dikush që ka qëndruar në Prishtinë ka pasur më shumë informata se delegacioni që ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë,” ka thënë Hoti.

Shefi i qeverisë foli edhe për ndryshimin e qëndrimet për mini-Shengenin dhe moratoriumin njëvjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare.

Hoti tha se vendimi për t’iu bashkuar nismës rajonale ka qenë kërkesë ekskluzive e SHBA-së. Sa i përket moratoriumit njëvjeçar për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kryeministri Hoti tha se vendi nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare pa mbështetjen e SHBA-së.

Këto komente, Hoti i dha në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje dhe pesë vendime për shpronësimin e pronave të paluajtshme.



4 Comments

  1. DULLA KOTI VETEM NHE ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA ,ISA MORINA DHE ALEXANDER VUCIC DHE BATON HAXHIUT thotë:

    IK OR ZAGAR I HASHIM THACIT ,ISA MORINES DHE BATON HAXHIUT,JE FUTUR ATY SI HAJDUTI DHE PO FIRMOS MAREVESHJE NE DEM TE KOSOVES

  2. BATON HAXHIU DHE MERO GELBAZA KELLIRA E PERDHUNOJN DULLA KOTIN DHE RICHARD GRENELL thotë:

    VETEM ALBIN KURTI KRYEMINISTER DHE DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT O KOSOVES DUHET TE FIRMOSIN MAREVESHJE NE EMER TE KOSOVES

  3. Shoku Dulle Koti ate marreveshje ekonomike qe ishte me teper ne favor te Serbise mund ta firmosje kur te doje pa patur nevoje te uleshe si nxenes i dhjere ne breke i klases se pare perpara Trump. Qellimi ishte njohja reciproke por ti ske shume tru per keto pune prandaj me mire largohu

  4. Krahasimi i ish KM Kurti me tani KM nuk behet. Kurti la detyren dhe mundesine per te qene i pranishem ne Shtepine e Bardhe, e Hoti kete e beri. Dhe e beri mire zotimin para Pr Tramp. I pari dhe i Vetmi KM i KS qe pranohet ne Shtepine e Bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *