• |
ide | kryesore

Suarez rrëzon hipotezën Juventus me një postim-enigmatik: “Ndërsa dalin fake neës, unë qesh”

-Instant, Sport



Një foto që e tregon të buzëqeshur ndërsa stërvitet me Barcelonën, shoqëruar me një mesazh enigmatik: “Ndërsa dalin fake neës, unë qesh”. Me këtë Instagram Stories, Luis Suarez duket se i dërgon të gjithëve një detaj në lidhje me merkaton, pikërisht në ditën kur shtypi vendas e botëror e japin të sigurtë akordin me Juventus, që do të zyrtarizohet pas kalimit të provimit të italishtes për të marrë pasaportën komunitare.

Në shënjestër të sulmuesit uruguajan duket se janë lajmet që e japin të sigurtë akordin me klubin bardhezi, madje edhe me shifra: 10 milionë në vit për tre sezone paga, ndërsa për Barcelonën 3 milionë plus 13 bonus, një operacion në stilin Rakitic-Sevilla. Burime pranë sulmuesit kanë siguruar Mundo Deportivo se nuk është mbyllur asnjë akord me kampionët e Italisë e se nuk do të formalizohet deri kur të jetë i lirë nga Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *