• |
ide | kryesore

Nënkryetari i PD-së: Takimet e mistershme të Ramës për rikthimin e lojërave të fatit

Lajme, Të fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ngritur alibinë e një takimi të kryeministrit Edi Rama me persona të cilët sipas pretendimeve të tij, janë të lidhur me fushën e lojërave të fatit.


Paloka e akuzon kryeministrin për përdorje të grave që ai i cilëson si të përvuajtura, në momentin kur atij i nevojiteshin që të proklamonte mbylljen e lojërave të fatit.


Nënkryetari i PD-së shtron 5 pyetje të cilat sipas tij duhet t’i bëhen kryeministrit nga SPAK.

  1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
  2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
  3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
  4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
  5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

Paloka e akuzon kryeministrin Edi Rama për pastrimin e parave të krimit duke rihapur edhe njëherë lojërat e fatit.

8 Comments

  1. Termi “alibi” eshte vendosur gabim. Alibia eshte kur i akuzuari provon se nuk ka qene ne vendngjarje, por diku tjeter. Perdorini sakte termat

  2. I jep rraces ate qe do: telemender hashash alkool kok model” biznesmenesh” shellira alla spiropal e xhacke telendar alla fug e kocaq e blush telekomand ne dor. i fut dhe nje mask per desert dhe cerrat e memes parti me prinderit e tyre gati per paninen me qofte te rradhes.

  3. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas dy raporteve të tjerë të njohur ndërkombëtar, atij të Kombeve të Bashkuara dhe të OECD, të cilët vlerësonin Shqipërinë për qeverisjen digjitale.
    Sipas këtyre raporteve, shërbimet publike ndaj qytetarëve që ofrohen online kanë rritur cilësinë e jetës së shqiptarëve, kanë ulur korrupsionin dhe kanë ndikuar për një klimë më të mirë për biznesin. Shqipëria vlerësohet si vendi më i mirë i rajonit për qeverisjen digjitale duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht anëtare të Bashkimit Europian.

  4. Nenkryetari i Partise Demokratika,ka ngritur pese pyetje,per SPAK-un,dhe nuk can as ka… e disa rrugecerve,e horrave qe shkruajne edhe pa emera dhe as nuk ju kerkon juve ta kuptoni se cfare thote.Ai nuk merret as me bullista,as me militante qorra,idiote dhe te cthurrur ne cdo pikpamje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu