• |
ide | kryesore

Parashikimi i OBSH-së: Vaksina kundër koronavirusit mund të nisë shpërndarjen në mes të vitit 2021

Lajme



Nëse rezultatet e provave klinike të vaksinave covid-19 rezultojnë të suksesshme, vaksinat do të ndahen me publikun vetëm në mes të vitit 2021, pasi të fillojë prodhimi masiv i dozave. Në një konferencë për shtyp, shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan  ka folur për vaksinën kundër Covid-19 dhe kohën që do duhet të përhapet në gjithë botën.

Funizimi fillestar do të jetë i kufizuar dhe do të jetë në dispozicion të disa vendeve që kanë përparësi, ka thënë shkencëtarja pa specifikuar kriterin përzgjedhës. Swaminathan ka paralajmëruar se vaksina e mundshme kundër COVID-19 nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë vendet pa kaluar dy vite prodhimi masiv.

Ajo u përpoq të siguronte këdo duke thënë se OBSH-ja nuk do të miratojë asnjë vaksinë që nuk është efektive dhe e sigurt.

Ndërkohë që vaksina kandidate “AstraZeneca” e Oksfordit është pezulluar për shkak se ka sjellë efekte anësore. Edhe Rusia dhe SHBA po punojnë për të nxjerrë një vaksinë sa më shpejt në treg, gjë që është bërë një temë e nxehtë përplasjesh në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *