• |
ide | kryesore

Rrahmani flet si lider i Napolit: “Objektivi vendi i katërt”

-Instant, Sport



Amir Rrahmani, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i transferuar nga Verona, është gati të përballet me sezonin e tij të parë me fanellën e Napolit: “Objektivi vendi i katërt? Po, shpresojmë ta kthejmë Napolin aty ku meriton të jetë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Partizanit e Veronës, që ishte blerë që në janar nga De Laurentiis por që debutimin me të kaltrit do ta bëjë vetëm në sezonin e ri.

Kosovari flet që tani si lider i skuadrës napoletani dhe përcakton edhe preferencat e tij, ndonëse është e qartë se në fund të gjithë vihen në shërbim të asaj që kërkon trajneri: “Ndihem më mirë të luaj në një linjë me katër mbrojtës. Të gjithë vitet e karrierës, me përjashtim të atij të fundit në Kroaci e këtij me Veronën, kam luajtur në linjë katërshe dhe e preferoj. Pastaj natyrisht varet nga ajo që do trajneri. Ne dëgjojmë trajnerin e japim maksimumin”.

Rrahmani ka dhënë mendimin e tij edhe për blerjen e re të Napolit, Osimhen: “Është i shpejtë dhe është një sulmues i vërtetë, kërkon të bëjë gol në cdo moment. Në stërvitje duhet të bëj kujdes, por vetëm ndaj tij. Tek Napoli janë të gjithë të fortë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *