• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja nga plagosja me armë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person u plagos me armë mbrëmjen e sotme në rrugën “5 maji” në Tiranë.

Burime nga policia thanë se i plagosuri është një 30-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime thanë se shkak për plagosjen ka qenë një sherr dhe se policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Tiranë

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *