• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan sërish në telashe ligjore

-Instant, Paparazzi, Slider



Lindsay Lohan është përsëri në telashe ligjore. Kësaj radhe ajo po përballet me një proces gjyqësor që mund t’i kushtojë rreth $365.000.Sipas Entertainment Tonight, gjigandi botues HarperCollins e ka hedhur aktoren në gjyq, pas pretendimeve se ajo ka prishur marrëveshjen e vendosur mes dy palëve. Në vitin 2014, Lohan nënshkroi një kontratë me shtëpinë botuese dhe në dokumentet e gjykatës thuhet se ajo nuk arriti të siguronte një dorëshkrim të premtuar. HarperCollins e padit aktoren me $3650.000, pasi ajo pretendon se kjo është një paradhënie që i takonte shtëpisë botuese, por që nuk e ka marrë. Kompania shprehet gjithashtu se nuk e mori kurrë librin e premtuar nga Lohan.

Aktores iu lejua një lëshim në afatin kohor, pasi ajo nuk arriti të përmbushte afatin e saj të parë dhe HarperCollins pretendon se ka qenë në kontakt me ekipin e Lohan dhe se ka kërkuar të ndërpresë kontratën, duke kërkuar edhe kompensimin e gjithë shumës së parave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *