• |
ide | kryesore

Policia jep detaje: Identifikohet autori i plagosjes me armë në Tiranë (EMRAT)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me një plagosje me armë që ndodhi rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”. Sipas burimeve nga policia autori i dyshuar eshte Kevin Cungu ndersa i plagosuri Rexhep Xhekja. 

Kevin Cungu dhe Rexhep Xhekja po pinin kafe në të njëjtën tavolinë dhe pas një sherri me fjalë kërkuan që të sqarohen jashtë. Aty ka ndodhur dhe plagosja, pasi Cungu nxori pistoletën dhe e qëlloi në këmbë 30-vjeçarin. Policia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen teksa Cungu vijon të jetë në kërkim.

“Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kulmi i hipokrizise.

    Votana Ademi.. ne fillim akuzoi policine e shtetit se nuk po lejonte ‘ protestuesit ‘ te protestonin.
    Pas 3 oresh , akuzoi policine per dhunimin ‘ shtazarak’ te protestuesve.
    Pas 6 oresh Voltana Ademi DISNTANCOHET nga dhuna e ‘ protestuesve’ .
    Mbas 8 oresh , denoncon ne prokurori policine e shkodres se pse nuk mbajti rregullin dhe qetesine e qytetiti gjate protestes.

    KULMI I HIPOKRIZISE..
    E turpshme !
    Shkerdhatellik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *