• |
ide | kryesore

Vandalizohet hyrja e biznesit, autoritetet punojnë për të kapur autorin e sulmit ndaj shqiptarit në Serbi

Lajme



Mbrëmjen e së premtes është vandalizuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë të Serbisë. Mediat serbe thonë se sulmi ka ndodhur në biznesin e Lutfi Çollakut, i cilli është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

Raportohet se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit dhe bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje. Autori i kësaj vepre, i cili është incizuar nga kamerat e sigurisë, ka thyer xhamin e derës së hyrjes. Fqinjët kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, duke theksuar se nuk kanë asgjë të keqe me pronarin dhe se aty e blejnë bukën prej shumë vitesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *