• |
ide | kryesore

9 muaj pas tërmetit qytetari denoncon: Asnjë lek nga qeveria. Nusja e djalit shtatzënë jeton në çadër!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

9 muaj pas tërmetit, banorët e mbetur pa shtëpi të Mamurrasit, ende nuk kanë marrë një datë për fillimin e punimeve për banesat e reja.


Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ali Ukën, banor i zonës, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.


Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë.

Ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.

Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.

Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?

Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.

Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?

Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ……shtëpinë e vet.

Belind Këlliçi: Ke të drejtë!

Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!

2 Comments

  1. KURSE EDI RAMA JUA VJEDHE LEKET SHQIPTARAVE PA SHTEPI DHE KATANDI DHE JA JAP CARLO BOLES BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRES PER TE LEHUR SI ZAGAR PER EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN

  2. Nuk heq dore PDja nga filmat tip babale. Kur ia nxorren rrenen atij tjetrit, u anku pse e kishin filmu mceftas pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu