• |
ide | kryesore

Detaje/ Si u përfshinë 5 makina në aksidentin e Elbasanit ku humbën jetën 2 vajza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tiranë – Elbasan në dalje të tunelit. Policia thotë se një automjet tip Benz ka goditur një makinë tip “Volkswagen” (Smart) ku po udhëtonin 4 vajza.

Për pasojë 2 nga vajzat kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjerat janë dërguar në spital gjendje të rëndë. Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda.

Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë më pas edhe 3 makina të tjera, por me dëme më të lehta.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia tepër e lartë me të cilën udhëtonin automjetet dhe se dyshohet se drejtuesi i automjetit tip Benz që shkaktoi aksidentin ka qenë në gjendje të dehur. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *