• |
ide | kryesore

Lampard e Klopp, zihen përsëri…këtë herë në distancë. Jurgen: “Shpenzime të cmendura”, Frank: “Po, ju?”

-Instant, Sport



“Shkëmbim kortezie” që kishte nisur javën e kaluar, kur Jurgen Klopp drejtoi gishtin kundër Chelsea e merkatos shpenzuese të verës me mbi 200 milionë stërlina e që ka parë të mbërrijnë tek Blues deri tani Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Kai Havertz, Thiago Silva e Malang Sarr (“Nuk mund të sillemi si klubet që kanë pas shpine oligarkët, nuk mund të bëjmë si Chelsea”, ishin në thelb fjalët e gjermanit). E tani Frank Lampard i ka kthyer mbrapsht ironitë, duke i kujtuar teknikut të Liverpool (me të cilin u grind ashpër gjatë ndeshjes në korrik për një faull të kontestuar) se Chelsea ka bërë thjesht atë që Reds kishin bërë në të kaluarën, ose më saktë hapën portofolin dhe blenë cfarë mund të blihej.

“Nuk ka kuptim të bësh llogari – ka komentuar tekniku i Blues – e dimë që Liverpool ka shpenzuar në nivele të larta. Ti hedhim një sy Diamo un’occhiata a gente come lojtarëve si Virgil Van Dijk, Alisson, Fabinho, Naby Keita, Sadio Mané e Mo Salah…. Lojtarë të pabesueshëm që kanë ardhur për një cmim të lartë. E vërtetë, Liverpool e bëri në një kohë më të gjatë, ndërsa ne pas merkatos së bllokuar, për tu munduar ti zgjidhim problemet vetë. Por realiteti është se pjesa më e madhe e klubeve që fitojnë kampionatin në ditët e sotme kanë blerë mirë e me cmime të larta”. Të dielën në 20 shtator Chelsea e Liverpool do të jenë përballë në javën e dytë të kampionatit: nëse premisat janë këto, është absolutisht për të mos u humbur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *