• |
ide | kryesore

Nga njohja me Sarën e deri tek fëmija që pritet të vij në jetë, Ledri Vula i thotë të gjitha

-Instant, Paparazzi, Slider



Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë! Mirëpo, nuk dimë shumë për historinë e çiftit, pasi nuk i shohim shpesh në intervista. Edhe lajmi i shtatzënisë ishte një befasi për të gjithë.Dhe meqë Ledri nuk pëlqen të jetë shpesh i pranishëm në televizione, televizioni Klan ka shkuar në shtëpinë e tij. Këngëtari, së bashku me prindërit, të ëmën Xheraldinën dhe të atin Agronin, kanë bërë një bisedë të gjatë me Ardit Gjebrenë.Sigurisht që tema kryesore për të cilën të gjithë kanë kureshtje është Sara dhe familja që ata po krijojnë, prandaj nuk kishin si të mungonin disa pyetje ngacmuese.Reperi rrëfeu se takimi me Sarën ishte totalisht një rastësi gjatë një koncerti në Gjermani. Pas takimit të parë, ata kanë folur në Instagram dhe më pas janë takuar. Madje, ai ka thënë se ka qëndruar edhe pa gjumë për të folur me Sarën, kur ajo ka qenë me studime në Meksikë.Ndërsa me kalimin e kohës, kuptoi që ishte e duhura.

“Kur kalon kohë bashkë, kur gjen një mirëkuptim, një kompromis… kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria […] Ka ndodhur me kohën. [Ka ndikuar] edhe Sara, edhe koha [mosha]…” –është shprehur Ledri.

Mirëpo, tani e kanë kuptuar që janë bërë për njëri-tjetrin dhe po presin të plotësohet familja me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Ledri rrëfeu se gjëja e parë që i erdhi në mendje kur zbuloi që ishte vajzë ishte nëse do ta ngacmonte dikush dhe a do ishte në gjendje ai që ta mbronte. Diçka kjo që e bëri të reflektojë si është sjellë në të kaluarën dhe përfitoi nga rasti që të kërkonte falje nëse ka lënduar dikë, pasi e ka bërë pa dashje.Kuriozitet të madh ka edhe për emrin që do të zgjedhin për bebushen, por duket se çifti ende nuk ka vendosur asgjë.

“E kemi menduar, por akoma nuk kemi vendosur. Nuk e dija se ishte kaq e vështirë. Unë si dembel që më the më herët, i lë gjërat për minutat e fundit, atëherë më pëlqen t’i kryej punët”, -u shpreh reperi.

Ndërsa për sa i përket dasmës, me shumë mundësi do të kemi një, kjo për t’u plotësuar dëshirën prindërve, të cilët e kanë me më shumë qejf nga vetë Ledri dhe Sara.

“Babi ka qejf të bëjë një dasmë, se unë jam veç një djalë në familje, por nuk e di. Sara nuk e ka dhe shumë me qejf, më shumë kanë qejf familjet se ne,” –është shprehur ai teksa ka shtuar se do të donte që dasmën ta bënin në plazh, “Me qejf do kisha patur të kisha shokët, se familja normal, por shokët ta bëjnë dasmën. Me qejf e kisha bërë në plazh, në det. Fatkeqësisht nuk kemi në Kosovë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *