• |
ide | kryesore

Rama nesër në takim me homologun grek, zbulohen temat që do të diskutohen

Lajme, Të fundit

Pasditen e nesërme kryeministri Edi Rama mbërrin në Athinë për të marrë pjesë në forumin “Economist” me temë: “Europe: Reinforcing cohesion in turbulent time”, si kryetar i OSBE.


Rama dhe kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Zoran Zaev, do të takojnë homologun grek Mitsotakis. Mes Shqipërisë dhe Greqisë është për t’u mbyllur edhe çështja e AOZ, temë e cila me siguri do të përfshihet në bisedën e dy kryeministrave.


Rama do të ketë fjalën e tij më 16 shtator paradite, në panairin me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020, zgjerimi i EU dhe hapat e mëtejshme, reformat për implementim, fuqizimi i tregtisë dhe investimeve.

2 Comments

  1. Berisha nuk e ka dashur kurrë Azemin dhe e kundërta. Por Berisha në periudha të caktuara është munduar dhe e ka përdorur Hajdarin që në afrimin e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit dhe themelimin e PD-së dhe më pas uzurpimin e saj dhe të PD-së. E ka hedhur poshtë kur nuk i është dashur më. E ka poshtëruar duke i hequr imunitetin. Nuk i ka dhënë asnjëherë ndonjë post që Azemi e dëshironte shumë. Me të gjitha këto zullume që rëndonin mbi Hajdarin, Berisha e dinte që një ditë hakmarrja e Azemit do binte mbi të.

    Fakt është se para vrasjes së Azemit autoriteti i Berishës në PD ishte në nivele të ulta dhe ai i Hajdarit po rritej dita-ditës, falë manovrave të tij dhe heroizmave të rreme. Berisha e kuptonte që Hajdari ishte rreziku më i madh për postin e tij në PD, sepse ata të dy vinin nga e njëjta dorë apo derë: ajo e Ramiz Alisë dhe Sigurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu