• |
ide | kryesore

Kjo është fotoja që konfirmoi lidhjen e dashurisë së Dojna Memës

-Instant, Paparazzi, Slider



Në fakt, është më shumë një konfirmim ai që, përmes një fotoje, tregon se Dojna Mema është në një lidhje dashurie. Moderatorja e njohur e ekranit ka postuar sot një foto, ku shfaqet e kapur për dore me njeriun e zemrës. Përshkrimi pas këtyre imazheve të zgjedhura është bindës që Dojna jeton një histori të bukur dashurie, ndonëse zbulon vetëm një copëz të njeriut që i ka rrëmbyer zemrën.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura.

P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, – shkruan moderatorja, por i ka të qarta “kriteret” që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz, të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik.

Dojna është përmendur në showbiz-in rozë për një marrëdhënieje të mundshme me këngëtarin Vlashent Sata, pasi u bë pjesë e klipit të tij “Copëzat”. Vetë moderatorja nuk i konfirmoi asokohe aludimet për këtë romancë, por preferoi të mos fliste. Nuk dihet nëse dora në këtë foto është e Vlashentit, por ajo që dihet me siguri është që Dojna është e lumtur dhe fotot e tregojnë këtë mjaft mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *