• |
ide | kryesore

U infektua me Covid, ndërron jetë mjeku nga Kavaja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër mjek ka ndërruar jetë në spital pasi ka humbur betejën me pandeminë e koronavirusit. Mediat raportojnë se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Mësohet se mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Gjatë dy javëve, gjendja e mjekut është përkeqësuar, kjo pasi Dervishi vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *