Një deputet i parlamentit të Tajlandës u turpërua në publik pasi u filmua duke parë video porno në sallën parlamentare. Ronnathep Anuëat duhej t’i kushtonte vëmendje leximit të buxhetit, por e kishte mendjen diku tjetër. Ai po shihte një seri imazhesh në smartphone-in e tij për më shumë se 10 minuta.
Ai kishte harruar kamerat e shumta në pjesën pas shpinës së tij ku qëndrojnë gazetarët. Madje, kishte hequr edhe maskën e fytyrës për të parë fotot me pullë të kuqe. Deputeti, i cili përfaqëson provincën Chonburi për partinë ushtarake në pushtet Palang Pracharath pranoi se po i shihte atë që panë të gjithë.
Ai u justifikua se kishte marrë mesazhe nga një vajzë që “kërkonte ndihmë dhe para”. Deputeti u tha mediave lokale se ai i pa imazhet me detaje pasi po kontrollonte sfondin për të vendosur nëse vajza ishte vërtet në rrezik. ©LAPSI.al