• |
ide | kryesore

Milik vendosi për skuadrën e re: polaku kryen vizitat mjekësore në Zvicër

-Instant, Sport



Me një fluturim privat nga Ciampino për në Zvicër së bashku me menaxherin e tij Pantak, Arkadius Milik është shumë pranë zyrtarizimit në skuadrën e tij të re. Polaku do të kryejë serinë e parë të vizitave mjekësore jashtë përpara se të kthehet në kryeqytet. Ata që do të merren me detajet e fundit të kalimit të sulmuesit nga Napoli tek Roma do të jenë ndërmjetësit De Vecchi e Chiavelli, njeriu që merret me anën kontratuale të shoqërisë së De Laurentiis.

Për tu vlerësuar, gjatë qartësimeve, do të jetë edhe gjendja e gjurit të lojtarit, që kanë qenë gjithnjë problem për karrierën e tij. Kur gjithcka të përfundojë, mund të kryhen edhe vizitat mjekësore të Dzeko, blerja e re e Juventus.

Akordi mes Romës e Napolit është vendosur me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes të fiksuar rreth 28 milionë, përfshirë bonus. Ka akord edhe mes verdhekuqve e polaku për një kontratë 5 vjecare prej 5 milionë në sezon (që mund të arrijnë deri në 6 me bonus).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *