• |
ide | kryesore

Çifti gay të njohur në “Instagram” flasin për jetën e tyre në Tiranë

-Instant, Paparazzi, Slider

Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift gay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Si një çift pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve, ata kanë rrëfyer historinë e dashurisë në emisionin “Ora e Tiranës” në Top News.


Si është të jesh një homoseksual në Tiranë? Sa të vështirë e kanë personat me orientim seksual ndryshe të përshtaten dhe të jetojnë në një komunitet paragjykues. Renaldo, 22 vjeç, është njohur me Kevan, një 26-vjeçar nga SHBA, përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan në një nga kafenetë e Tiranës. Kevan jeton prej disa kohësh në Tiranë dhe punon si mësues anglishteje. Ndërsa Renaldo punon si fotograf dhe editor.


Historia e tyre nisi me një mesazh në Instagram dhe ai që hodhi hapin e parë ishte Renaldo.

“U njohëm në rrjetet sociale. E ndoqëm njëri-tjetrin në Instagram sepse kishim disa miq të përbashkët. Pastaj u takuam në një prej kafeneve të Tiranës. Herën e parë që e pashë, mendova se është i këndshëm. Pastaj thashë me vete ‘nuk mund të mos e pëlqej’. Me kalimin e kohës nisa ta dashuroj”, -thotë Kevan.

Renaldo tregon se ishte dashuri me shikim të parë dhe mendon se do të jetë dashuria e vetme për të.

I bëra mesazh sepse pashë që kishim shokë të përbashkët. M’u duk interesant. I shkruajta, fjalia e parë ishte ‘Hello’, ‘How are you doing’. Më pas i bëra dhe një koment te një postim i tij. Aty filloi gjithçka. Filluan mesazhet, pastaj u takuam. Është partneri i parë dhe besoj se do të jetë vetëm i vetmi. Unë besoj te dashuria me shikim të parë. Dhe nëse është dashuri, pse të mos jetë përgjithmonë?!”

“Jam shumë i lumtur. Renaldo është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur kohët e fundit, e kam njohur në një periudhë të vështirë dhe ai hyri si një Superman dhe më ndryshoi jetën”, -tregon Kevan.

Ai rrëfen se u ka treguar familjarëve që është gay para 2 vitesh. Reagimi i tyre ishte suprizë për Kevan, pasi u treguan mbështetës. Ai tregon se vendosi t’ua tregonte përmes email-it, sepse do ta kishte shumë të vështirë t’ua thoshte nga telefoni.

“Mendova se mënyra më e mirë ishte t’ua shkruaja ato që ndjeja në 11-12 faqe. Po, shkruajta vërtet shumë. Në fillim ia thashë babait, gjyshes dhe motrës. Nënës ia thashë një vit më vonë. Përgjigjja e babait ishte: Unë prapë të dua dhe jam krenar për ty. Gjyshja më tha: E dija! Mamit ia thashë para një viti dhe le të themi që kaloi një atak paniku. U shokua, por për mua kjo bën sens. Iu desh kohë që ta pranonte dhe e kuptoj. Nuk mund të pres nga njerëzit e mi që ta pranojnë menjëherë, pasi edhe mua m’u desh kohë që ta pranoj faktin që jam gay”, -shprehet Kevan.

Ndërsa Renaldo tregon se ka humbur shumë njerëz për shkak të orientimit seksual. Shumë miq e mikesha nuk e kuptuan dhe u distancuan.

Renaldo dhe Kevan tregojnë se e ndjejnë veten shumë mirë në Tiranë. Megjithatë nuk afrohen shumë në publik, pasi njerëzit shohin, flasin dhe jo të gjithë i kuptojnë.

7 Comments

  1. Mjere ju per jeten qe keni zgjedhur! As nuk arrini aspak te kuptoni rrugen e ferrit ne te cilin jeni futur dhe ashtu duhet qe te rrini te fshehur per ate qe beni. Njerzit normale nuk kane nevoje t’ju shohin juve te dy bashke duke “lumturuar” njeri-tjetrin. Perversitetin quaje si te duash, ai ashtu ngelet – perversitet.

    Shpresoj qe nje dite t’ju vijne mendte!

  2. “Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift gay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Si një çift pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve, ata kanë rrëfyer historinë e dashurisë …”

    Duket qe keta te dy nuk e kuptojne tmerrin qe po bejne, por edhe ju “avangardet dhe liberalet” e lapsit i jepni platforme nje perversiteti dhe degjenerimi te tille. Cfare doni te thoni me fjalet “pa komplekse”? Qe kur dy meshkuj apo femra q***n me njeri-tjetrin dhe e publikojne nje gje te tille, eshte te jesh “pa komplekse” ??!!

    Une e di qe fjala “turp” nuk ju ben pershtypje atyre lapsisteve “liberale” qe kane shkruar kete, se e kani ngrene turpin me buk, por mos harroni se kur fjalet kane mbaruar, pastaj e ka rradhen denimi akoma me i tmerrshem nga vete Zoti i Madh, qe nuk e merr veten per shekuj! …. Edhe tjetra, shume popuj jane zhdukur fare pikerisht se jane marre me orgjira dhe ndyresira te tilla, (dikur ne kohet e lashta neper altaret e Baal-it ne Lindjen e Mesme, kurbanet e femijeve dhe orgjite ishin gjera te zakonshme) dhe ja si kane perfunduar sot, … dhe ju i postoni si “moderne” (!!)

  3. Paradoksi ne shqiperi eshte se fusin ne burg ato qe shkojn me qi nai femer me nai qender masazhi, se nuk lejohen bordellot si ne boten perendimore, edhe nga ana tjeter promovohen bythqimlliku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu