• |
ide | kryesore

Vajza nga Afganistani e kapur në Pogradec: S’dua para dhe as ushqim, vetëm të shkollohem (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroriste”. Këto janë fjalët e një vajze të re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Në një video të publikuar nga Ballkan web, vajza e re duke qarë tregon se ka udhëtimet me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.

Mësohet se vajza e re bashkë me 5 personat e tjerë nga Afganistani janë arrestuar në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ka edhe fëmijët, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.



7 Comments

  1. Te kerkosh shkollim eshte kerkesa me fisnike dhe e denje per nje njeri ne jeten e tije.
    Por ke kerkuar ne vend te gabuar, ne Shqiperi kerkohen injorante ose me teze partie qe te sundojne oligarket dhe mafiozet politik. Uroj keto metoda Shqiptare mos i mesofsh kurre sidomos ne Shqiperi.

    Gjeni menyre e shkoni ne Gjermani.

    Patshi fat te mire!

  2. Shpresoj qe te gjeje ate qe kerkon, jeta ne Afganistan per njerzit eshte nje ferr i vertete, sidomos per te vegjlit dhe femrat. Ashtu si vendet e tjera hapen deren per ne ashtu edhe ne te hapim tonen per njerez te tille dhe ne masen e duhur, aq sa mbajme.

    Pak rendesi ka cfare ben ky far shteti jone, ceshtja eshte sa te gatshem jemi ne si popull per te tille njerez qe duan te shkollohen dhe te integrohen me jeten tone. Gjithcka brenda mundesive.

  3. Zoti te ndihmofte Moj bije
    Por ke ardhe ne afganistan2
    Por me nje ndryshim atje vritet kush zbulohet ketu kush mbulohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *