• |
ide | kryesore

Video/ Roma barazon në Verona: Kumbulla sheh ndeshjen nga pankina

-Instant, Sport, Video



Nis me një barazim 0-0 kundër Veronës kampionati i Romës, pa Dzeko të premtuar Juventusit të lënë në pankinë për gjithë ndeshjen, ashtu si edhe Kumbullën që e pa ndeshjen me ish-skuadrën e tij si spektator. Në pjesën e parë Mkhitaryan e Pedro gabuan nga fare pranë, por rastin më të mirë e pati në këmbë e Tameze, me Mirante që shpëtoi me ndihmën e traversës. Në fund emocione të tjera: Dimarco goditi traversën e shtyllën (82′), Spinazzola u ndal nga traversa (85′).

Në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A, sukses i merituar për Fiorentinën: 1-0 në shtëpi kundër Torinos. Violat ndërtuan dy raste të mira në pjesën e parë, por në të dy rastet Sirigu u tregua i aftë ti mohonte golin kundërshtarëve në goditjet me kokë të Kouamé. Zaza shpenzoi një mundësi ideale në kundërsulm, ndërsa vendosi ndeshjen në minutën e 78’ Castrovilli, duke depozituar në rrjetë një sugjerim të Chiesas. Giampaolo dështon në debutim.

ITALY – SERIE A

Fiorentina 1 – 0 Torino
Hellas Verona 0 – 0 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *