• |
ide | kryesore

Arsyeja përse fiton Liverpool… ka dy Klopp në pankinë: çmendet rrjeti për ngjashmërinë me asitentin

-Instant, Sport



Fiton edhe ndeshjen e dytë të Premier League Liverpool e sekreti, përvec se është një skuadër fantastike, mund të jetë se… ka dy Jurgen Klopp në pankinë. Dy sa për të thënë, por tifozët gjatë sfidës së Reds kundër Chelsea kanë vënë re ngjashmërinë e madhe mes teknikut dhe anëtarit të stafit të tij.

Kështu, në rrjetet sociale shpërthen “Klopp sozi-mania” nëse mund të quhet kështu. Në fakt, në Instagram e Twitter të shumtë kanë qenë ata që kanë dalluar si bashkëpunëtori i teknikut gjerman është vërtetë shumë i ngjashëm me të: e njëjta ngjyrë flokësh, e njëjta mjekër e gati të njëjtat syze.

Ka nga ata që thonë se Liverpool ka klonuar Klopp për të qenë më të fortë. Dikush ka pyetur nëse asistenti është i vëllai apo i afërm i tij. Me pak fjalë, Liverpool ka “gati” dy Klopp në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *