• |
ide | kryesore

Edmond Kosenit i sekuestrojnë makinën e blinduar

-Instant, Lajme, Të fundit



Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni. Aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Edmond Koseni njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Gjatë kohës që ishte shef komisariati në Elbasan, Koseni u përfshi në një sherr me ish drejtorin e atëhershëm të kufirit, Pjerin Ndreu në ambjentet e Ministrisë së Rendit.

Më pas ai u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, për shkak se keqtrajtonte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.



5 Comments

  1. Nehatin e arrestoi FNSH dhe moni u zhduk dy dite. Nehati po kerkonte Xhafen ti fuste loqen, ndersa mondi gjobiste arixhinjt qe shisnin rroba te perdorura. Eshte ne nderin e policise shqiptare qe ca ish drejtues me kete Injorantin fshatar ne krye mos ti permendi me.

  2. Te mos permendej asnje m..t shqiptari polic mire do ishte. E dim cfare halesh jan se nuk vijme nga hena po se paku na kurseni vjelljen.

  3. Kte e dogji Pjerin Ndreu pasi ky e rrafi ne minisine e Rendit. Kjo qeveri qe kontrollon rrjetin e kokaines as qe bohet llaf te fus polic me integritet si Koseni ne detyre. Vend kriminelesh ku mafia ka zaptu shtetin, qe ska ndodh ne aswnje vend te botes as neper republika bananesh.

  4. O mono. Namin per te forte ta hapshin ata qe i rrifje si kafshet po te parakalonin me makine kur ecje me 10 km/ore. Nje keshille. Ik struku ca dite nga Peqini se mos i kujtohesh nonjerit nga keto lajmet dhe te ben sallam, kush rri degjon 3 puntata opinione rresht per ty pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *