• |
ide | kryesore

Fruti kalbet/ A ishte kunj për “Portokallinë” postimi i Turjan Hyskos

-Instant, Paparazzi, Slider



Largimet e disa emrave të njohur nga “Portokalli” kanë rënë në sytë e të gjithëve madje nuk kanë ngeluar as pa u komentuar. Mirëpo, “rënia” e “Portokallisë” në këtë mënyrë duket se është komentuar nga producenti i “Klanifornia”, Turjan Hysko. Disi me nënkuptim, Turjan Hysko e ka hedhur një kunj dashur pa dashur për këtë spektakël, megjithëse këtë gjë ai e mohon.

“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”, shkroi Turi, i cili më vonë publikoi edhe statistikat e shikueshmërisë së “Klanifornias”.

I kontaktuar nga “Anabel.al” lidhur me këto postime, Turi duket se s’ka dashur të komentojë gjatë dhe është shprehur se s’ka asnjë lidhje me “Portokallinë”.

“Nuk është e vërtetë! S’ka lidhje fare. Unë punoj te Klanifornia”- është shprehur Turi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *