• |
ide | kryesore

Vazhdon ngërçi në Këshillin Politik, palët fajësojnë njëra-tjetrën (Reagimet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Politik vazhdon të mos prodhojë zgjidhje. I pari që foli pas mbledhjes së sotme ishte Damian Gjiknuri, i cili në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës doli duke shigjetuar opozitën si bllokuese të mbledhjes.

Sipas tij, opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.

Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.” – theksoi Gjiknuri, i cili shtoi se PS po i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.

“Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç’qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s’u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.” – u shpreh Gjiknuri.

Opozita nga ana tjetër kërkon reflektimin e palëve në kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për asistencë.

Lexo më tej: “Ndryshimi i rregullave para zgjedhjeve”, opozita i drejtohet OSBE/ODIHR me 5 pyetje  

Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së radhës, Oerd Bylykbashi u shpreh shkresa drejtuar OSBE/ODIHR është kryer në konsultim me SHBA dhe BE.

“Opozita e bashkuar i është drejtuar OSBE/ODIHR me pyetje specifike lidhur me cështjen thelbësore që përballet ky këshill. Ne kërkojmë ruajtjne e koliaicionit sic janë sot në Kodin zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat kur procesi ka nisur. Shkresa në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. Këshilli është ngritur dhe ka funksionuar me nxitjen e partnerëve ndërkombëtarë SHBA dhe BE, dhe në këtë proces opozita i ka qëndruar angazhimeve së marrëveshjes së 14 janarit. Kërkuam konsensus dhe u gjet më 30 qershor, mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit. Sot PS sërish refuzoi t’i drejtohemi OSBE/ODIHR. Përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. Jemi të gatshëm të vazhdojmë, presim reflektim nga PS sa më parë.

Qëllimi i këtij këshilli është arritja e konsensusit për të garantuar procesin zgjedhor. Nëse s’ka konsensus duhet t’i drejtohemi OSBE-ODIHR. Këshilli s’mund të jetë as fasadë, as vulë noteri i mazhorancës për interesat e saj politike. Ky këshill duhet të funksionojë me konsensus. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues, në shkelje të draftit është maxhoranca, ndaj po i drejtohemi ODIHR.” u shpreh Bylykbashi.

Petrit Vasili vazhdoi duke dhënë hollësira për atë që ndodhi midis palëve në mbledhjen e Këshillit Politik sot, të cilën sipas opozitës, e bojkotoi Damian Gjiknuri.

“Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëndrimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë ose më keq akoma, për të ditur ato që ndodhën mbledhje, tha: “A mund t’i drejtohem unë me një pyetje OSBE/ODIHR?”

Pasi pati dakordësinë tonë të plotë, Gjiknuri tha: “Jo, vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë tek OSBE/ODIHR. Pyetjet që mund të bëjë opozita nuk mund të shkojnë!!!”

Siç e patë, Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi thjesht dhe vetëm një këshill konsultativ që nuk ka vendimmarrje, duke marrë një përgjegjësi të rëndë për minimin që kërkon t’i bëjë Këshillit Politik, PS-ja.

Këshilli Politik ka qenë një Këshill vendimarrës dhe produkti i tij sipas marrëveshjes, shkon i pandryshuar në sallën e parlamentit. Ata sot të tmerruar nga ideja e humbjes së zgjedhjeve, thonë se është Këshill konsultiv dhe Gjinkuri tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin sipas interesit të tyre.

Por ne nuk jemi këtu si opozitë e bashkuar për interesat tona politike, por për shqiptarët që të zgjedhin të lirë dhe të vendosin vetë kë do të qeverisë”, theksoi Vasili. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. MOS BENI LORJA SE NA KA VAJT ATY KU NUK MBANE ME . PO U NGRITEM , AS NE PIDH TE ATYRE KURVAVE QE JU KANE PJELLE NUK DO KENI SHPETIM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *