• |
ide | kryesore

Brenda arrestit shtëpiak të Fjolla Morinës

Paparazzi, Slider

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë Fjollës ju gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak. Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë.

Njësoj si skenari i ndonjë telenovele, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Mirëpo shtatzënë apo jo, Fjolla jo doli të mos përfundonte në burg, sepse gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.


Prive ka udhëtuar drejt vendit ku këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe ka publikuar një video ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj. Nga videoja e siguruar nga Prive, këngëtarja shfaqet shumë e qetë, ndërkohë që kujdet për vajzën e vogël, Alyah. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse u vendos “arrest shtëpie” për Morinën.
Pas masës së sigurisë edhe vetë Fjolla postoi në Instagram një video me Alayahn duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu