• |
ide | kryesore

Klauzola e kontratës fut në telashe Kukësin: “Ushtar” Telushi akord me Neftchi Baku

-Instant, Sport



Nuk është hera e parë, por klubet tona që pretendojnë të jenë profesioniste, vazhdojnë të sillën si amatore: rezultati? Kukësi e sheh veten tashmë pa katër mesfushorët më të rëndësishëm mbi të cilët duhej të bazohej Skënder Gega. Më pak se një javë nga mbyllja e merkatos Blutë kanë humbur blerjen më të fuqishme të tyre, ose të paktën ai që jepte më tepër garanci, duke qenë se ishte i njohur në ambjent. Bruno Telushi, që Gega insistoi për ta marrë nga Partizani sapo u zyrtarizua në pankinën e veri lindorëve, është larguar nga klubi pas dy ndeshjeve të Europa League e dy miqësoreve, pa patur mundësinë të luajë në kampionat.

Ajo që ka bërë të mundur largimin e papritur të lojtarit ka qenë një klauzolë në kontratë, ekzistencën e të cilës e pranon vetë Kukësi në komunikatën për shtyp: “Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte. Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuër me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!”

Kështë, sikur të mos mjaftonte Ethemi e së fundmi edhe Musolli me Rrocën, Blutë humbasin edhe ‘ushtar’ Telushin. Tani Gegës nuk i bën më punë vetëm improvizimi i Demirit në rolin e shkatërruesit, sepse i gjithë reparti është për tu ndërtuar nga e para.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2357708227707844/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *