• |
ide | kryesore

“Shqipëria në azilkërkim”/ Jorida Tabaku tregon të dhënat: Një në tre të larguar, i ri

-Instant, Lajme, Të fundit



Plot 219 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi përgjatë 7 viteve të fundit. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa publikon shifrat, thotë se ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës.
Sipas saj, vizioni i Partisë Demokratike është Shqipëria në punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri.

“Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”– nënvizon ajo.

Reagimi i plotë:

Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes: 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.



1 Comment

  1. Kshu e degdisi palla drogmen plaku matuf i Surrelit rinin dhe te ardhmen e rinis sone. Jazek rrace me te poshter as s ka pare ky vend as s do shohi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *