• |
ide | kryesore

Ndërron jetë shkrimtarja e librave për fëmijë, Shpresa Vreto

-Instant, Paparazzi, Slider



Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.
Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981, së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh, erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.

Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990, Vreto ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”.



1 Comment

  1. Kemi shtyre disa momente te bukura me skenaret e Vretos, kur ishim femije ne nje shtet te qelbur femijevrases dhe shoqeri te erret bolshevike!
    Do ta kujtojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *