• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta “dush të ftohtë” Tares: Inter i fut 5 Beneventos

-Instant, Sport, Video



Janë luajtur tre ndeshjet që duheshin rikuperuar në Serie A dhe rezultatet janë impresionuese. Nëse në njërën anë Inter i jep një shuplakë mirëseardhje Beneventos, Spezia befason me dy gola në Friuli Udinesen. E mbyll mbrëmjen pokeri i Atalantas në shtëpinë e Lazios, me Igli Taren që pa nga tribunë rrëzimin e skuadrës së ndërtuar prej tij.

Praktikisht bergamaskët e mbyllën historinë që në pjesën e parë me tre gola të shënuar nga Gossens, Hatebour e Gomez. Gjithcka e thjeshtë për Gasperinin, që e ka rritur ambicjen e tij deri tek titulli kampion. Lazio u mundua të rikthehet në lojë dhe madje e shpresoi në golin e Caicedo në fillimin e pjesës së dytë, por ishte sërisht Papu që mbylli historinë me një poker që e mban skuadrën zikaltër me 6 pikë në dy ndeshje, në kuotë të barabartë pikësh me Inter, Napolin e Milan.

Inter në ndeshjen tjetër nuk e llogariti aspak Beneventon e Inzaghit, duke i dhënë një 2-5, që e bën skuadrën e Contes më efektiven në zonën gol me 9 gola në dy ndeshje. Dy gola të Lukakut, i pari me fanellën zikaltër të Hakimi e Gagliardini e Lautaro fundosën kundërshtarin, që dygolëshi i Carpari nuk i bëri asnjë punë.

ITALY – SERIE A

Benevento 2 – 5 Inter
Udinese 0 – 2 Spezia
Lazio 1 – 4 Atalanta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *