• |
ide | kryesore

Të burgosurit në grevë në Peqin, Klement Balili shtrohet në spital

Arkiva

Klement Balili shtrohet në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore për shkak të grevës së urisë. Balili i njohur ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit” ka shfaqur disa probleme shëndetësore dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Elbasanit, më pas është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë.

Balili ishte pjesë e grupit të të burgosurve që kanë nisur grevë urie në burgun e Peqinit, në regjimin 41Biss pas letrës së dërguar disa ditë më parë liderëve kryesorë të shtetit ku kërkonin ulje të dënimeve.

Po kështu përveç tij, në spital kanë përfunduar edhe Arbjon Aliko dhe Genc Balla. Aliko është kthyer në burg pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Më 28 shtator në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe ministrisë së Drejtësisë, të burgosurit e Peqinit kërkuan amnisti të përgjithshme për të gjithë, përgjysmim të dënimeve dhe dënimet me burg të përjetshëm të ulen në 20 vite.

Sipas tyre, kjo kërkesë merr shkak nga situata e rëndë ekonomike e familjeve dhe pretendimit se shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet për të cilat janë dënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *