• |
ide | kryesore

Zjarr masiv përfshin Semanin, shkrumbohen 6 ha pisha

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej mesditës së sotme, një zjarr masiv ka përfshirë një zonë e Hidrovorit në Seman të Fierit, e pyllëzuar me pisha. Flakët kanë përfshirë pishat, shkurret dhe ferrat që ndodhen në këtë zonë. Sipërfaqja që ndodhet në pushtetin e flakëve është 5-6 hektarë.

3 grupe zjarrfikëse po punojnë për të marrë nën kontroll situatën dhe për të lokalizuar flakët. Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët duke djegur edhe bimë të reja të pishave. Nuk duhet ende shkaku i rënies së zjarrit në zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *