• |
ide | kryesore

Në Armeni e Kazakistan pa problem, masa drastike në Lituani: ja ditët e axhendës kuqezi

-Instant, Sport



Shqipëria është futur tashmë në ditët e përgatitjeve për tre ndeshjet e tetorit, një miqësore e dy kualifikuese të Nations League Armeninë, respektivisht kundër Armenisë, Kazakistanit e Lituanisë. Grumbullimi i lojtarëve të preferuar nga tekniku i kombëtares Edy Reja do të nisë të dielën, por seriozisht fillon nga e hëna me konferencën për shtyp të dy lojtarëve në Arena Kombëtare në orën 14 e më pas seancën stërvitore në “Selman Stërmasi”, në orën 17:00, ku si zakonisht do të jetë e hapur për mediat vetëm 15 minuta.

Një ditë para ndeshjes do të jetë Edy Reja që do të flaës para mediave, bashkë me kapitenin e kuqezinjve. Konferenca në stadiumin e ri do të jetë në orën 10:00, ndërsa séance e fundit stërvitore para miqësores do të zhvillohet 30 minuta më pas në mënyrë që skuadra të udhëtojë drejt Armenisë, ku në 7 tetor, në Yerevan në orën 17,00 lokale do të luhet sfida. Nuk do ta kenë me nxitim të largohen nga Armenia kuqezinjtë që kanë programuar dy ditë stërvitje në Yerevan, në 8 e 9 tetor, të paraprira nga konferencat për shtyp.

Të shtunën e 10 tetorit tekniku Edy Reja do të dalë në konferencë për shtyp në Kazakistan, bashkë me kapitenin e skuadrës në orën 19:30 me orën lokale të Kazakistanit, ndërsa 30 minuta më pas kuqezinjtë do të kryejnë edhe seancën e fundit stërvitore para sfidës së 11 tetorit kundër Kazakistanit, e vlefshme për Grupin C të Nations League, në orën 19:00 me orën lokale. Në Almati kombëtarja shqiptare do të qendrojë edhe të hënën e 12 tetorit, ku është programuar konferenca për shtyp e dy lojtarëve në orën 14:00 dhe séance stërvitore në 18:30, gjithnjë me orën lokale të Kazakistanit.

Nëse deri këtu gjithcka shkon mirë në lidhje me protokollet sanitare, në Lituani, ku kuqezinjtë do të mbërrijnë në 13 tetor, gjërat komplikohen. Drejt Lituanisë do të udhëtojë vetëm skuadra dhe një delgacion shumë i vogël, për shkak të shtrëngimeve të lituanezëve në lidhje me situatën pandemike. Kushdo që udhëton jashtë këtij grupi, do të detyrohet të kryejë karantinën. Gjithësesi, kjo nuk do ta pengojë Rejan të dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes, në orën 18:30, ndërsa seanca zyrtare stërvitore është programuar me orën locale në 19:00, në të njëjtën kohë me ndeshjen e 14 tetorit përballë Lituanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *