• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 persona në Shkodër/ Sekuestrohet 8 kg lëndë narkotike kanabis

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit antidrogë “Thethi”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar T. K. 39 vjeç dhe A. T. 23 vjeç dhe janë sekuestruar 8 kg lëndë narkotike. Dy shtetasit janë kapur duke transportuar lëndë narkotike dhe në momentin që është ndërhyrë nga punonjësit e policisë, kanë tentuar të largohen më shpejtësi, por janë ndaluar në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet rezulton se në këtë veprimtari janë të implikuar edhe shtetasit GJ. L. dhe M. D., të cilët janë shpallur në kërkim.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *