• |
ide | kryesore

Falen të gjitha gjobat e vendosura në 7 muajt e fundit/ Lekët në bankë brenda 15 nëntorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-Covid përgjatë 7 muajve, përfshirë edhe muajt kur vendi ka qenë në karantinë totale, janë falur.Me anë të një Akti Normativ, të gjitha gjobat janë falur dhe makinat dhe patentat e bllokuara janë kthyer. Po ashtu janë falur edhe të gjitha gjobat e vendosura ndaj familjeve të prekura nga 2 tërmetet për shkeljet gjatë kryerjes së punimeve. Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020.

Mësohet se institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t’u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *