• |
ide | kryesore

Flet nga Spitali Infektiv Silva Bino: Mbërrita në kohën e duhur

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka folur për herë të parë pas infektimit me COVID-19 nga Spitali Infektiv. Bino tha se ajo ndodhet ende e shtruar në spital edhe pse gjendja e saj është përmirësuar. Shefja e Spitalit Infektiv shtoi se ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ajo ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor.

“Covidi nuk është grip, por koronavirusi është edhe me serioz, merr forma të rënda.Unë erdha në kohën e duhur në spital. Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim.  Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

Doktoresha Bino foli edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga Covid-19.  Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *