• |
ide | kryesore

Meta: E vërteta e akuzës se jam takuar me një person të inkriminuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi u akuzua nga kryeministri se ka takuar persona të skeduar nga OFL-ja, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me një akuzë të rëndë, duke theksuar se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar është ai. Presidenti sqaron në “Opinion” se kryeministri gënjen sa herë hap gojën.

Ai shprehet se Rama po mban peng procesin e integrimit të vendit, ndërsa shton se kryeministri nuk hap listat për shkak të frikës së humbjes së kontrollit të Partisë Socialiste.

“Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda.

Sa herë i ka hapur negociatat. Për Shqipërinë është e rëndë që ai ka ngritur murin e Rilindjes, jo Partisë Socialiste se ajo është në zemrën time, ka ngritur murin kundër integrimit evropian sepse ka frikë dhe tmerr nga votat në radhë të parë të Partisë Socialiste, prandaj nuk hap listat sepse me lista të hapura humb kontrollin e partisë dhe nuk del dot deputet.

Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra” – tha Meta.



9 Comments

  1. Degjo… Me fal.
    Se po te ishte… Me fal.
    Nuk mund… Me fal me fal.
    Tani po them… Te lutem
    Ai eshte… Me fal me fal.
    Hahahahah. La koqen e namit idiot.
    Nuk dinte me se c thoshte.
    Ka shkar fare, I ka ik zari.

  2. He more Ilir po jep shpirt po jep shpirt…po tund kembet… E pabesueshme qe kjo specje ndodhet ne krye te Shteti Europian e pabesueshme…

  3. Atje prej dy vitesh ndodhet si ambasador i SHBA-së, Donald Lu-ja, tmerri i Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët as atje nuk e lënë rehat.

    Të shohësh në faqen e Ambasadës amerikane në Bishek, ka të njëjtat fjalë e sharje, siç ndodhte këtu në Tiranë, ku të paguarit e Metës e Berishës sulmonin Donald Lu-në e Romana Vlahutinin…

    Pas reagimit të djeshëm të Metës për Kirgizstanin, militantët e LSI dhe PD-së kanë hyrë në faqen e Ambasadës amerikane në këtë vend, dhe i janë lëshuar me sulme ambasadorit Lu.

  4. Kur vij në Shqipëria martoj me një shqipztarja, jam e lumtur se në këtë vendi, mund të bësh kollaj shuma para.
    Sono innnamorato me Edi Rama se më fali toka me një euro .

  5. Lulzim Basha me këtë rast ka poshtëruar një deputet të ri, natyrisht të padenjë për deputet, duke ua hedhur si ushqim për qentë, militantëve të zemëruar me të.

    Në këtë mënyrë ai ka shmangur presionin për ta bërë deputet me çdo kusht, duke i nxjerrë gështenjat me duart e militantëve.

    Pas kësaj, Fahri Balliu ishte ulur dhe kishte shkruar një deklaratë në emër të demokratëve të Unazës së Re, që betoheshin se e duan Klevisin deputet në Tiranë. Dhe e kishte bërë dhe këtë, fakt të kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *