• |
ide | kryesore

Dështimi me drejtësinë/ Rama kërkon mandatin e tretë me lugën bosh

-Instant, Lajme, Të fundit



Reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte oferta kryesore e Partisë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të 2017, veç thirrjeve për ta pasur timonin vetëm, për të larguar të tjerët nga tepsia etj etj.

Por 4 vite më pas, kur vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me tentativa manipulimi të qarta të procesit të vetingut. Megjithëse e ka pranuar dështimin me drejtësinë, sërish kryeministri Rama ka kërkuarvotat për mandatin e tretë. Justifikimi në këtë rast për drejtësinë ishte se reforma hodhi themelet e drejtësisë dhe fëmijët tanë një ditë do ta kenë atë.

“Për herë të parë që nga ndryshimi i sistemit të drejtësisë mund të themi që janë vendosur themelet e sistemit, që do t’i japin mundesinë fëmijëve tanë që të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë në 1990 dhe sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një sistem drejtësie të drejtë.
Për një sistem të drejtë nuk mjafton as vizioni, as ligjvënia, por duhet kohë. Sistemet e drejtësisë të cilave ne i referohemi, nuk duhët te harrojmë që janë ngritur yhyy. Jo vetëm kur nuk kishim lindur ne, por nuk kishin lind as ata që na kanë bërë kokën. Por ne që sot kemi ndihmën e Bashkimit Europian do t’i kapërcejmë etapat që të kemi drejtësinë që të tjerët e bënë për disa dekada. Në marrim ekperiencën sot të konsoliduar nga të tjerët, e marrim nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara. Shumë mund të thonë: Ku është drejtësia sot? Nuk është aty, është një ferishte që përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura të një lindjeje të vështire, por kujt i shkonte mendja se do vinte dita në Shqipëri se korporata më e madhe anti-shtet, korporata më e madhe fitimprurëse nën kostumin e shtetit, korporata e gjykatësve dhe prokurorëve të koruptuar do të çmontohej dhe do të materializohej para syve tanë. Kjo është një arsye e vetme për të thënë se kush do drejtësinë nesër, duhet të na mbështesi ne sot. Mjaft të dëgjojë Metën, Saliun, Monikën, Lulin, edhe se luli bën ca i thonë, por këto të tjerët të dëgjohen për të kuptuar se sot ka vështirësi por neser do ketë drejtësi. Kurse me ata, ka vetëm vështirësi, dhe kurrë drejtësi” tha kryeministri në fjalën që mbajti në Asamblenë e PS.



3 Comments

    1. Patjeter, do t’i japim, burgim te perjetshem per krime kunder njerezimit (ne qeli me Shullazin&co), do t’i konfiskojme cdo pare, prone e pasuri, kudo qe e fsheh neper bote, ne 25 Prill, do te japim rrocken, o gamor, o hajvan, vertet se kupton se kur te zhdukesh nga kryeministria, nuk do te mundesh qe do t’ia hedhesh palagur, te genjen mendja o jevgjit, mos harro se ke pune me te gjithe shqiptaret, qe i ke hyre ne hak o bastard, o antinjeri?!

  1. Patjeter, do t’i japim, burgim te perjetshem per krime kunder njerezimit (ne qeli me Shullazin&co), do t’i konfiskojme cdo pare, prone e pasuri, kudo qe e fsheh neper bote, ne 25 Prill, do te japim rrocken, o gamor, o hajvan, vertet se kupton se kur te zhdukesh nga kryeministria, nuk do te mundesh qe do t’ia hedhesh palagur, te genjen mendja o jevgjit, mos harro se ke pune me te gjithe shqiptaret, qe i ke hyre ne hak o bastard, o antinjeri?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *