• |
ide | kryesore

Sondazhi i Kryqit të Kuq: 51% e njerëzve të cënuar psikologjikisht nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet

Shëndeti mendor i një në dy persona është ndikuar negativisht nga Covid-19. Studimi i fundit i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka zbuluar se 51% e  3,500 personave nga shtatë vende  të ndryshme, kanë thënë se kriza globale e shëndetit ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Nga studimi u evidentua se 3 në 4 persona mendojnë se mjekët të cilët kanë luftuar në vijë të parë me virusin kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

“Kriza shëndetësore e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen psikologjike të miliona njerëzve që tashmë jetojnë në mesin e konflikteve dhe katastrofave. Izolimet e plota, distancimet fizike dhe sociale dhe dëmet ekonomike kanë ndikuar të gjitha në shëndetin mendor të njerëzve “- tha Robert Mardini, drejtori i Kryqit të Kuqit.


Sondazhi u bë publik këtë të shtunë, pasi përkon me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afër një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një lloj depresioni.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu