• |
ide | kryesore

I biri vrau kushërinjtë në Malësinë e Madhe, burg babait: S’kam dijeni për parcelat e drogës, nuk kam asnjë faj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrest me burg për Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepaj, ky i fundit autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sattiva.

Rrok Pepaj nga salla e gjyqit ka mohuar se ka lidhje me kultivimin duke thënë se ai ka dalë në mal me policinë thjeshtë për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan të sëmurë.”, -pohoi Rrok Pepaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *