• |
ide | kryesore

Video/ Franca-Portugali pa fitues, dominojnë barazimet: Kosova vazhdon periudhën jo

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje e madhe e Nations League, ku në sfidat e mëdha dominuan barazimet: 9 në 20 ndeshjet e luajtura, ku spikat ajo mes kampionëve të Botës Francës e fituesve të Nations League Portugalisë. Ka përfunduar pa gola sfida e madhe në Paris, pavarësisht se konforntoheshin dy goleadorë kalibri si Ronaldo e Mbappe. Kampionët e botës u treguan të rrezikshëm me goditjet nga distanca të Pogba, ndërsa Ronaldo nuk arriti të impenjonte Lloris.

Në Angli, kombëtarja e Tre luanëve rrëmben fitoren me përmbysje ngaj Belgjikës: në javën e tretë të Nations League, formacioni i Southgate fiton 2-1 falë golave të Rashford e Mount, që anulluan avantazhin fillestar të Lukaku (me penallti). Në përsëritjen finales pëqr vendin e tretë në Rusi 2018, Djajtë e Kuq morën avantazhin, por nuk e mbrojtën dot: Meunier tërhoqi Henderson në zonë e Rashford, nga 11 metra, barazoi në minutën e 39’. Në pjesën e dytë, e djathta e Mount e devijuar nga Alderëeireld në të 65’ befasoi Mignolet për 2-1 final, që vlen edhe kalimin në klasifikim të formacionit të Southgate ndaj belgëve.



Në grupin e Shqipërisë, C4, të gjithë janë me 4 pikë. Përfundon pa fitues edhe sfida mes Lituanisë e Biellorusisë, që në Vilnius nuk shkuan më shumë se 2-2. Vendasit morën avantazhin me Novikovas pas 7’. Në pjesën e dytë, miqtë përmbysën gjithcka në harkun e 7 minutave me penalltinë e Lisakovich e golin e Sachivko. Në të 75’, mbërriti barazimi 2-2 i firmosur nga Laukzemis, që 15 minuta pas hyrjes në fushë i dhuroi barazimin Lituanisë.

Vazhdon periudha jo e Kosovës. Pasi u eleminua në playoff të Nations League të edicionit të kaluar, mundur 2-1 nga Maqedonia, skuadra e Challandes del e mundur në shtëpi nga Sllovenia. H. Vuckic shënoi golin vendimtar në minutën e 22, ndërsa Kosova vazhdon të vuajë mungesat e lojtarëve të saj më të rëndësishëm.

REZULTATET E NDESHJEVE

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
Bosnia and Herzegovina 0 – 0 Netherlands
Poland 0 – 0 Italy
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
England 2 – 1 Belgium
Iceland 0 – 3 Denmark
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
Croatia 2 – 1 Sweden
France 0 – 0 Portugal
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
Norway 4 – 0 Romania
Northern Ireland 0 – 1 Austria
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
Israel 1 – 2 Czech Republic
Scotland 1 – 0 Slovakia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
Russia 1 – 1 Turkey
Serbia 0 – 1 Hungary
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
Ireland 0 – 0 Wales
Finland 2 – 0 Bulgaria
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
Armenia 2 – 2 Georgia
Estonia 3 – 3 North Macedonia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
Greece 2 – 0 Moldova
Kosovo 0 – 1 Slovenia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
Kazakhstan 0 – 0 Albania
Lithuania 2 – 2 Belarus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *