• |
ide | kryesore

“Maskat me detyrim”/ Policia e Shtetit: Do monitorojmë të gjitha hapësirat publike

-Instant, Lajme, Të fundit



Vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskave në çdo hapësirë publike është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama, por nuk është miratuar ende. Kjo megjithatë nuk e ka ndaluar drejtorin e policisë së Tiranës që të deklarojë se policia do të monitorojë të gjitha ambientet dhe hapësirat publike për mbajtjen e maskës nga çdo qytetarë që del nga shtëpia.

“Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi. Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale”, thuhet në reagimin e policisë.



2 Comments

  1. KM-ja po sillet me shume dashamiresi por shume tolerues me popullin. Nuk mjaftojne maskat

    por duhet edhe kundragaz, helmete ne koke dhe nga nje samar ne shpine te gatshem te mbajne ne

    kurriz cdo mashtrues, vagabond e kriminel qe i teket te merret me politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *