• |
ide | kryesore

Naftë pa akcizë për fermerët/ Rama e kishte që në programin e qeverisë së 2013-ës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Programet që qeveritë shkruajnë në nisje të mandatit të tyre 4-vjeçar harrohen shumë shpejt në Shqipëri. Në fushata elektorale këto “Programe” janë kryefjalë e liderëve të partive që zotohen para qytetarëve, por kur vijnë në pushtet i harrojnë ato që kanë shkruar duke i kthyer programet në letra pa vlerë.

E njëjta gjë nuk mund të bënte përjashtim me Edi Ramën. Nëse i hedh një sy të shpejtë programit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane 2013-2017” bindesh shpejt se ai flet për një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që premtohet aty edhe pse kanë kaluar 7 vjet.

Këtë të martë në media zgjoi vëmendjen premtimi i Ramës për bujqësinë pas premtimit të kreut të qeverisë për të bërë lehtësime taksash për fermerët si heqje akcizës për karburantin. Në kapitullin për bujqësinë ky është një premtim i bërë që në 2013-ën.

PROGRAMI I PS NË 2013-ën

Inputet bujqësore dhe punimi i tokës, zënë një peshë kryesore në koston e përgjithshme dhe për këtë arsye:
• Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanët, materialin gjenetik shtazor, plehrat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj.
• Do të krijohet dhe vihet në funksion qendra e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së inputeve bujqësore.
• Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme.
• Do të nxitet shpërndarja me çmime të favorshme e farërave të zgjedhura dhe të rendimenteve të larta.
• Do të nxitet dhe mbështetet, blerja në grup e pajisjeve të mekanikës bujqësore, traktorëve dhe moto-kultivatorëve.
• Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore, përbën një tjetër përparësi. Ulja e kostos së lëndëve të para është thelbësore, prandaj do të përjashtohen nga barra fiskale lëndët e para, ato të ndërmjetme dhe të ambalazheve për prodhimet e eksportit.

Programi i fshire nga faqja zyrtare e PS

Kush i përket këtij sektori mund të verifikojë me lehtësi se shumë pak prej premtimeve të mësipërme është sot realitet. Jo vetëm kaq. Premtimet e 7 viteve më parë të “Aleancës për Shqipërinë Europiane (që tashmë janë fshirë nga faqja e zyrtare e Partisë Socialiste, por që gjendet në faqe të tjera) ka edhe çudira të tjera.

Lexoni më poshtë:

“Nuk ka prodhim bujqësor konkurrues pa një sistem funksional të ujitjes dhe të kullimit të tokave. Aktualisht, vetëm 30% e tokës bujqësore është nën ujë. Ne angazhohemi që brenda 4 vjetësh të ketë ujë për vaditje në çdo parcelë të tokës së punueshme. Për këtë qëllim është e rëndësishme të rimëkëmbet sistemi kullues dhe vaditës i vendit. Për këtë arsye:
• Do të zgjerohet parku i mjeteve të nevojshme publike dhe private, të duhura për mirëmbajtjen e sistemit kullues dhe vaditës të vendit.
• Do të miratohen tarifat e reja të furnizimit me energji elektrike për sistemin e kullimit dhe të vaditjes.
• Do t’u jepet një rol më i madh komunave në mirëadministrimin e burimeve ujore dhe rrjetit ujitës dhe kullues.
Synojmë të investojmë 160 mln USD për rimëkëmbjen e sistemit të kullimit dhe vaditjes. Konsolidimi i titujve të pronësisë mbi tokën është baza e nxitjes së investimeve në bujqësi. Mbështetja financiare e bujqësisë është e domosdoshme për të patur pritshmëritë e programuara për zhvillimin rural. Për këtë:
• Do të rishikohen skemat e mbështetjes financiare për bujqësinë, duke i orientuar ato drejt rritjes së prodhimit bujqësor dhe lidhjes së tij me tregun dhe agropërpunimin,
• Do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e zhvillimit rural,
• Do të mbështeten me përparësi ngritja e qendrave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtise me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale,
• Do të mbështeten me fonde të garancisë, zbatimi i skemave të sigurimit të prodhimeve nga dëmtimet natyrore të kulturave bujqësore dhe blegtorisë,
• Do të përcaktohen modalitetet e nxitjes së kreditimit për bujqësinë dhe agropërpunimin në raport me fondet e garancive që do të vihen në dispozicion për këtë qëllim,
• Do të ristrukturohet dhe fuqizohet Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Në fushën e ushqimit dhe të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së tij, do të ndiqet një përqasje e integruar sipas parimit “nga ferma në tavolinë”. Për këtë do të merren masa për:
• Të vënë në funksion të plotë sistemin e identifikimit dhe të regjistrimit të blegtorisë;
• Të modernizuar sistemin e identifikimit, sinjalizimit të sëmundjeve infektive dhe parazitare në bimë dhe kafshë;
• Të zgjeruar mbulesën vaksinale në blegtori për të parandaluar dëmtimet në kafshë dhe shpendë dhe pasojat mbi shëndetin publik;
• Të mbikëqyrur tregjet e kafshëve si dhe kontrolluar procesin e përpunimit dhe shpërndarjes te tyre për mish në tregjet e vendit;
• Të promovuar të gjitha ndërmarrjet e agropërpunimit, të cilat zbatojnë sisteme të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore si dhe për të caktuar afate mbi ndërmarrjet që ende nuk i përfshijnë këto standarde në teknologjinë e prodhimit.
• Të përfunduar akreditimin ndërkombëtar të qendrave kombëtare të referencës në fushën e sigurisë ushqimore.
Një përmirësim thelbësor do të ketë në informacionin bujqësor, hartografinë e kulturave dhe racave sipas rajoneve, si dhe përcaktimit të nevojave të specialiteteve të bujqësisë. Për këtë:
• Do të përfundojë harta e rajonalizimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe e racave të ndryshme që do të mbështeten me financime publike;
• Do të përcaktohen nevojat për specialitete të reja dhe do të plotësohen nevojat me specialistë të bujqësisë, si dhe do të hartohet një program 4-vjeçar i edukimit dhe i formimit profesional në fushën e bujqësisë;
• Do të zbatohet programi i promovimit dhe i shpërndarjes së pervojës së historive të suksesit në bujqesi, blegtori dhe agropërpunim;
• Do të kryhet një inventar i plotë, si dhe do të mbikëqyret shkalla e zbatueshmërisë për të gjithë projektet në fushën e bujqësisë.
Peshkimi, është një sektor shumë i rëndësishëm, i cili kërkon mbështetje. Për këtë kërkohet një rishikim i skemave të furnizimit me naftë pa akcizë, për t’i bërë më të efektshme. Do të mbështetet rifreskimi i flotave të peshkimit dhe pajisja e tyre me mjete të peshkimit në thellësi, për të bërë të mundur furnizimin me lëndë të parë, të fabrikave të përpunimit të peshkut në vend. Do të ngrihen markatat e peshkimit për të harmonizuar interesat e peshkatarëve dhe të tregtarëve. Do të zhvillohet akuakultura. Do të hapet eksporti për molusqet drejt vendeve të BE.

©LAPSI.al



3 Comments

  1. Besojini prape o njerez. Premtimet e 2013 perseriten cdo vit kur ka zgjedhje. Prisni se kete vit do premtoje qe cso shqiptar do marre nga 100 mije euro ne vit dhe cdo femije qe do linde ne vitet e sundimit te Rames do i hapet nje llogari nje milione euroshe. Besojini po deshet edhe se cdo femije do jete po aq i pasur sa Zaho. Jepjani voten dhe do shihni

  2. Por, ajo që mund të pohoj me siguri të plotë është se Meta është përfshirë në një skandal të rëndë dhe të shtrirë në kohë, me dhënien e nështetësisë me kokën e tij, qindra të huajve, duke shmangur çdo verifikim dhe procedurat ligjore.

    Më e pakta po krijon batalione për të kompesuar votuesit që kanë braktisur partinë e tij, por nuk përjashtohet mundësia e pagesave deri në 500 mijë euro për një nënshtetësi.

    Aty ku ka një paligjshmëri fshihet diçka. Ilir Meta nuk e shkel ligjin për snobizëm.

    Besojeni kur thotë se ka idhull Vojo Kushin, por mos harroni fjalimin e tij për nder të Klement Balilit”, shkruan gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *