• |
ide | kryesore

Mite dhe fakte për lënien e duhanit

-Instant, Lajme, Stil



Shpesh qarkullojnë mite dhe keqkuptime rreth nikotinës dhe terapive për lënien e duhanit duke përfshirë terapinë e zëvendësimit të nikotinës (NRT) dhe tabletat me recetë. Më poshtë po ju njohim me disa mite të zakonshme, dhe të vërtetat që qëndrojnë pas tyre.

MITI: Trajtimet për lënien e duhanit nuk funksionojnë vërtet

FAKT: Hulumtimet sugjerojnë që terapitë për zëvendësimin e Nikotinës (NRT) dhe tabletat me recetë për lënien e duhanit (Champix dhe Zyban) mund të dyfishojnë shanset tuaja për të hequr dorë njëherë e mirë nga duhani.

MITI: Nikotina shkakton kancer

FAKT: Ky është informacion i gabuar. Nikotina nuk shkakton kancer. Janë kimikatet e tjera toksike që gjenden në cigare, të tilla si katrani dhe monoksid karboni, që dëmtojnë shëndetin tuaj. Produkte si NRT, cigaret elektronike, apo duhani me ngrohje, sigurojnë nikotinën që trupi juaj dëshiron, por asnjëherë afër sasisë së kimikateve të dëmshëm që gjenden në cigare.

MITI: Përdorimi i më shumë se një produkti NRT në të njëjtën kohë, ose në të njëjtën kohë me një cigare elektronike është i rrezikshëm

FAKT: Jo, nuk është kështu. Në fakt, përdorimi i më shumë se një produkti NRT në të njëjtën kohë, i njohur si terapi e kombinuar, mund të jetë një gjë e mirë pasi shpesh rrit shanset tuaja për sukses. Një strategji e njohur është përdorimi i ngjitëseve me nikotinë për të siguruar një nivel të nikotinës, në kombinim me një produkt që vepron më shpejt si çamçakëzi, apo spraj ose një cigare elektronike për të ndihmuar në dëshirat e papritura.

MITI: Champix dhe Varenicline ndikojnë në depresion

FAKT: Nuk ka asnjë provë që përdorimi i barnave si Champix rrit rrezikun e depresionit. Në fakt, më shumë se 6 në 10 persona që përdorin Champix të shoqëruar me mbështetjen e ndihmës së specializuar për lënien e duhanit, ja dolën të hiqnin dorë për një muaj ose më shumë.

MITI: Alternativat e duhanpirjes pa tym janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve

FAKT: E gabuar, tymi i duhanit përmban më shumë se 7,000 kimikate, më shumë se 70 prej të cilave janë kancerogjene të njohur. Pirja e duhanit do të vrasë gjysmën e të gjithë përdoruesve afatgjatë. Cigaret elektronike apo duhani me ngrohje, nuk përmbajnë katran ose monoksid karboni, që janë 2 nga elementët më të dëmshëm në tymin e duhanit. Kërkimet kanë zbuluar se produktet e duhanit pa tym paraqesin vetëm një pjesë të rreziqeve të pirjes së duhanit dhe kalimi i plotë nga pirja e duhanit në këto alternativa mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Duhani me ngrohje është gjithashtu një alternative tjetër shkencërisht e provuar më pak e dëmshme se cigaret.

MITI: Trajtimet për lënien e duhanit nuk mund të përdoren gjatë shtatzënisë

FAKT: Nëse jeni shtatzënë, është e rëndësishme të hiqni dorë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pirja e duhanit është tepër e dëmshme si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj. Bisedoni me mjekun tuaj për ndalimin e pirjes së duhanit dhe për mundësitë tuaja të trajtimit. Megjithëse tabletat me recetë

Champix dhe Zyban nuk mund të përdoren në shtatzëni, produktet NRT të tilla si ngjitëset, çamçakëzët, dhe spraji i hundës mund të jenë të dobishme nëse e keni të vështirë të lini duhanin.

MITI: Produktet zëvendësuese të nikotinës krijojnë po aq varësi sa duhanpirja

FAKT: Shumica e njerëzve që përdorin produkte NRT nuk krijojnë varësi prej tyre. Në fakt, një nga problemet më të mëdha me NRT është se njerëzit nuk e përdorin atë mjaftueshëm për aq kohë sa duhet. Është e rëndësishme të përdorni zëvendësuesin tuaj të nikotinës për aq kohë sa keni nevojë për të ndaluar rikthimin tek duhanpirja.

MITI: Cigaret elektronike nuk janë një mjet efektiv për lënien e duhanit

FAKT: Ekzistojnë prova se cigaret elektronike po ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin. Deri më tani, gati 3 milion duhanpirës kanë përdorur cigare elektronike, dhe mbi gjysma e tyre kanë hequr dorë nga cigaret e djegshme, duke kontribuar në të paktën 22,000 ish-duhanpirës në vit.

Ashtu si me çdo ndihmë për ndalimin e pirjes së duhanit, përdoruesit arrijnë nivelet më të mira të suksesit kur kombinojnë produktin e tyre me mbështetjen e trajnuesve të specializuar për lënien e duhanpirjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *