• |
ide | kryesore

Prej ditës së nesërme do të aplikohet kudo përdorimi i maskave, disa kategori përjashtohen

Lajme, Të fundit



Prej ditës së nesërme, do të hyjë në fuqi mbajtja e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpisë, për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë. ISHP ka përcaktuar kushtet e reja si dhe kategoritë që përjashtohen nga ky rregull i ri. Në këtë vendim përcaktohet edhe kufiri i moshës së fëmijëve që duhet të përdorim maskë.

Sipas ISHP-së, përveç maskave mjekësore njëpërdorimshme, barrierat mbrojtëse të fytyrës që përdoren në komunitet, përfshijnë forma të ndryshme të maskave komerciale ose të përgatitura në mënyrë artizanale nga tekstili ose materiale të tjera.

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i ISHP-së Albana Fico deklaroi se maska/barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Sipas saj, përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve.

PËRDORIMI KORREKT I BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS)
Kërkon që:
– Maska e fytyrës duhet të mbulojë plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën.
– Është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose desinfektues duarsh me bazë alkooli përpara se të vendoset dhe hiqet maska.
– Maska nuk duhet të preket kur vendoset.
– Maska duhet të hiqet nga pas, duke shmangur prekjen e përparme të saj duke palosur qoshet e jashtme së bashku.
– Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes.
– Maska jo mjekësore prej tekstili, e ripërdorshme pasi hiqet duhet të lahet pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 60° C.

KUR DUHET TË MBAHET MASKA
Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete. Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:
a. Sa herë dilni nga shtëpia;
b. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f. Edhe gjatë ecjes në rrugë
g. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

l. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m. Në të gjitha institucionet fetare.
n. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

MODIFIKIMET E PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE MASKËS
Ka disa raste që ju lejohet ta hiqni barrierën mbrojtëse apo të modifikoni përdorimin e saj:
a. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

1. RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
2.
a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

* Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.
Këto ishin rregullat e reja që kemi përcaktuar në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.



5 Comments

  1. Nder ‘aktivitete qe mund te shkaktojne lagien e maskes(pika f)’, o komuniste muti dhe njerez te paafte, eshte edhe shiu.

    Fundi do te vije edhe me shpejt….

  2. Padyshim që mbajtja e maskës në kushtet që rastet e infektimit nga COViD19 po shtohen në gjithë botën edhe si rezultat i verifikimit me testime, pra shtimit të testimeve, e njëkohësisht me te, jemi në kohën e vjeshtës në prag të dimrit kur shtohen edhe virrozat e sëmundjet bakteriale, e bën të domosdoshëm përdorimin e saj.
    Por a mund të realizohet ky vendim qeveritar me urdhër e me kërcënimin e gjobës për një popullsi të varfëruar e me kushte jetese jashtë standarteve minimale të jigjenës ?
    I lexova me kujdes “rregullat” e përcaktuara për mbajtjen e mosmbajtjen e maskës e përshtypja e parë është se këto rregulla duhej të ishin publikuar më parë duke u bërë objekt edhe i diskutimit publik, nga grupet e ndryshme shpqërore e të një spektri më të gjërë të specialistëve shqiptarë që i njohin më mirë specifikat e veçanta që ka Shqipëria në raport me nivelin e kulturës dhe ate ekonomike e më kryesorja në nivelin e besimit që ka shoqëria shqiptare për këtë qeveri..
    Qëndrimi i qeverisë shqiptare për trajtimin e pandemisë ka qenë tepër kontradiktor, me rekomandime të kundërta, njëherë duke i zhvlerësuar fare maskat e tani duke i mbivlerësuar, duke mbyllur me dhunë në arrest shtëpiak gjithë popullsinë ku numuri i infektimeve ishte shumë i vogël e duke u hapur tërësisht kur numuri i infeksioneve është shumë fishuar.
    A nuk kanë ndikuar këto qendrime kontradiktore , e jo vetëm këto , por edhe shumë premtime të pambajtura të kësaj qeverie , e veçanërisht karagjozëritë e kryeministrit që qytetarët të humbasin besimin tek ajo ?
    Është një fjalë e urtë popullore që thotë :
    Dëgjo se çfra thotë një gënjeshtar e nëse do që puna të dalë për mbarë, bëj të kundërtën e asaj që thotë ai.

  3. Kjo injorantia, hajdute, motra e asaj k.rves, qe ishte gruaja e 2-te e vampirit edvin kristaqi (tani gruaja e pederastit blendi cuci, cudi “toret e 21-dhjetorit”, tani martohen), nuk e ka idene se:
    1- Maskat artizanale nuk kane asnje fajde apo efekt mbrojtes (klikoni studimin e BBC per kete gje).
    2- Maskat e vlefshme mjekesore, jane nje perdorimshe, kane efekt deri ne 60 minuta, ndalohet rreptesisht riperdorimi i tyre.
    3- Pse nuk shperndani maskat falas kudo neper ambientet publike, sic vepron gjithe bota?!
    4- Vlera e 1 maske = 50 leke =1 buke, ku do t’i gjejne parate te papunet dhe pencionistet, per te blere maska?!

  4. Klikoni ne google se BBC kishte bere nje emision per efekasitetin e maskave, konkluzioni vetem maska N95, eshte efikase dhe mbron majtesin nga virusi.
    1- Maskat e zakonshme kirurgjikale mundet qe te perdoren deri max. 60 min, pas kesaj kohe ato lagen nga frymemarrja dhe kthehen ne rrezik per mbajtesit e tyre.
    2- Ndalohet rreptesisht riperdorimi i maskave.
    3- Maskat artizanale, nuk kane asnje efekt apo dobi perkundrazi jane te demshme per shendetin.
    4- Pse kriminelet e RIVDEKJES, ne vend te policit dhe gjobave, te shperndajne maska falas, ne hyrje te cdo ambienti publik, sic veprohet kudo ne bote?!
    5- 1 maske = 50 leke = 1 buke, nese nuk je hajdut, drogaxhi, kriminel, oligark si edvin kristaqi & banda RIVDEKJA, po je i papune ose pencionist, ku do t’i gjesh parate per maska?!
    6- Maska qe po detyrojne me dhune, nuk kane fare lidhje me mbrojtjen nga virusi, edvin kristaqi & banda RIVDEKJA, kete gje e ben ose per te vjedhur me maska e skaduara qe do te shes, ose per te vrare e semurur me pahire kete milet!

  5. PO JA BEN MUUUUUUUU QE EDHE MEDIAT JANE BLERE DHE JANE BERE ALEATE ME PLANDEMINE, KILL GATESIN&SORROS SEPSE NE UDHEZUESIN E ISHP PERJASHTOHEN NGA MBAJTJA E MASKES VETEM STUDIOT TELEVIZIVE???!!!!!! A E KUPTONI O NJEREZ QE KETA PO DALIN HAPUR DHE PO FAVORIZOJNE MEDIAT QE TI KENE ALEATE PER FRIKESIMIN E POPULLIT!
    CFARE NDRYSHIMI KA STUDIOJA TELEVIZIVE E MBYLLUR ME 1 ZYRE QE QENDRON 1 NJERI I VETEM OSE 1 ZYRE ME DISA PERSONA POR QE KANE DISTANCE NGA NJERI TJETRI?!! PO NJEREZVE TE THJESHTE DUHET TJU MBYLLET GOJA DHE FRYMEMARRJA NDERSA ANAL-ISTAVE DHE POLITIKANEVE DUHET TJA LEME TE “LIRE” GURMAZIN SEPSE ATA NA BEJNE SHPELARJEN E TRURIT PER TE NA FRIKESUAR PER PLANDEMINE!
    KRIMINELA DO GJYKOHENI SHUME SHPEJT PER GJENOCID!!!!
    GJYKATA E HAGES DO JU PRESE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *